Astrit Lulushi’s Blog

19 Janar, 2010

Pakësimi kronik e gjumit sjell lodhje

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:34 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ekziston mendimi se nëse njeriu fle pak gjatë javës, ai mund t’i zevendësojë orët e humbura duke fjetur më shumë gjatë në ditët e pushimit. Por sipas një studimi të kohëve të fundit, gjumi i humbur nuk mund të zevendësohet dhe njerëzit që shkurtojnë orët e gjumit ndjehen më të lodhur dhe kanë më gjasa të pësojnë aksidente. (more…)

Skanimi në aeroporte, pa rrezik për shëndetin

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:30 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Skanimi i trupit është një nga masat e sigurimit në aeroporte. Por shumë njerëz shqetësohen dhe me të drejtë pyesin; a ka gjasa që rrezatimet nga këto aparate skanimi të shkaktojnë kancer?  Ekspertë pranë në Kolegjit Amerikan të Radiologjisë thonë se kjo është e pamundur. (more…)

Lënia e duhanit, me pak probleme

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:24 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Gjithkush e di se duhani shkakton probleme shëndetësore – por a ka gjasa që lënia e duhanit të shkaktojë sëmundje? Një studim bazuar mbi këtë argument tregon se ata që lënë duhanin fillimisht përballen me disa rreziqe. Studimi u krye nga shkencëtarë në universitetin Johns Hopkins dhe morri në shqyrtim më shumë se 10.000 njerëz me moshë mesatare. (more…)

12 Janar, 2010

Njerëzit që duken më të rinj, jetojnë më gjatë

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:52 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studiuesit thonë se pamja e jashtme, pa kremëra dhe operacione plastike, është tregues mjaft i mirë i moshës biologjike. Megjithatë, dieta e shëndetshëm, ushtrimet fizike, dhe mos pirja e duhanit janë mënyrat më të efektshme për shëndet të mirë e jetë të gjatë. (more…)

Rastet e miopisë, në rritje

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:46 pm
Tags: , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Nëse e keni të vështirë të shihni objektet në distancë, kjo është shenjë e miopisë. Por mos u shqetësoni, sepse nuk jeni vetëm. Numri i miopëve në botë është në rritje. Një studim i ri tregon se numri i personave miopë është në rritje, jo vetëm në Amerikë por në gjithë globin. Kjo i ka bërë shkencëtarët të pyesin, përse? (more…)

9 Janar, 2010

Rigjenerimin i gjymtyrëve

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 10:11 pm
Tags: , , ,
Astrit Lulushi
Zerii Amerikes
07-01-2010

Rigjenerimin i gjymtyrëve vetëm mund të imagjinohet, por shumë krijesa të detit, duke përfshirë salamandrën dhe yllin e deti, kanë aftësinë për të rigjeneruar një gjymtyrë a bisht të humbur apo dëmtuar. Shkencëtarët po studiojnë një grup të kafshësh vertebrore dhe jovertebrore për të mësuar rreth gjeneve që i ndihmojnë ato të rigjenerojnë apo ri-rrisin gjymtyrët. Qëllimi i këtyre studimeve është se në çmënyrë kjo ri-rritje të aplikohet tek njerëzit. (more…)

5 Janar, 2010

Parashikime të zymta rreth Alzheimerit

Filed under: Biologji,Mjekesi — astritlulushi @ 3:20 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ekspertët parashikojnë një shtim në shkallë të gjërë të rasteve të sëmundjes Alzheimer, që ata e lidhin me shtimin e jetëgjatësisë dhe numrit të të moshuarve. Puna kërkimore tani po përqëndrohet në një hormon dhjamor nga i cili mund të përcaktohen gjasat e prekjes nga kjo sëmundje. (more…)

Depo provera kundër shtatzënisë dobëson kockat

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:18 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri tregon se një lloj ilaçi kundër shtazanisë mund të jetë i dëmshëm për kockat e grave. Ilaçi kundër shtatzanisë i njohur si Depo provera, është një alternativë e përhapur mes grave sepse Depo provera merret me inxheksion 4 herë në vit dhe jo çdo ditë siç ndodh me barnat e tjera kundër shtatzanisë.
(more…)

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.