Astrit Lulushi’s Blog

5 Janar, 2010

Parashikime të zymta rreth Alzheimerit

Filed under: Biologji,Mjekesi — astritlulushi @ 3:20 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ekspertët parashikojnë një shtim në shkallë të gjërë të rasteve të sëmundjes Alzheimer, që ata e lidhin me shtimin e jetëgjatësisë dhe numrit të të moshuarve. Puna kërkimore tani po përqëndrohet në një hormon dhjamor nga i cili mund të përcaktohen gjasat e prekjes nga kjo sëmundje. Deri në vitin 2050, numri i njerëzve me Alzheimer pritet të shtohet 4 herë, ndërsa deri në vitin 2040, ekspertët parashikojnë që një në cdo 85 persona të ketë Alzheimer. Sot kjo sëmundje prek një në çdo 350 vetë.

Shkencëtarët thonë se shtimi i jetëgjatësisë në mbarë botën shërben edhe si thirrje për masa të ngutëshme parandaluese ndaj kësaj sëmundje neurologjike, e cila shkakton vdekjen e qelizave të trurit, duke prekur kujtesën në shkallë të pakthyeshme.

Për të parë gjendjen e trurit të pacientëve, mjekët përdorin  MRI aose Imazhe me Rezonancë Magnetike

Dr Sudha Seshadri është një nga studiueset në Universitetin e Bostonit dhe bashkë-autore e një studimi të ri mbi demencian.

Ajo thotë se truri ka veti të tkurret sa më shumë që njeriu moshohet. Tek disa persona kjo tkurrje është më e madhe dhe tek të tjerë më e vogël. Nëse truri zvogëlohet shumë, kjo shton rrezikun e prekjes nga Alzheimeri. Një nga shenjat e para të Alzheimerit është humbja e kujtesës ose demencia – “pamendje”.

Studimi i mjekes Seshadri përqëndrohet në hormonin leptin, i cili ndihmon për të kontrolluar oreksin.

Gjatë studimit u vu re se një person, truri i të cilit ka nivele të larta leptin, ka më pak të ngjarë të preket nga Alzheimeri ose forma të tjera të demencias.

Studimi vëzhgoi  nivelet leptin në më shumë se 700 të rritur e të moshuar që nuk vuanin nga humbja e kujtesës. Tetë vjet më vonë, 200 prej pjesëmarrësve iu nënshtruan skanimit të trurit me MRI dhe studiuesit vunë re një lidhje midis leptinit dhe demencias.

Personat me nivel më të lartë leptin ishin vetëm 6 përqind në rrezik për t’u prekur nga demencia gjatë 12 viteve të ardhëshme, ndërsa njerëzit në nivel më të ulët kishin 25 përqind gjasa të tilla.

Shkencëtarët gjithashtu morrën në shqyrtim  përmasat e trurit mes pjesmarrësve në studim. Dr. Seshadri  thotë se mjekët vëzhguan trurin në zonën ‘hipokampus’ që luan rol kryesor për ruajtjen e kujtesës së përditëshme; për të mbajtur mend një numër telefoni, një emër a një adresë. Pas vëzhgimit, ata arritën në përfundimin se një person me hipokampus të madh, ka më pak gjasa për t’u prekur nga Alzheimeri. Studimi u botua në revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, JAMA.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: