Astrit Lulushi’s Blog

12 Janar, 2010

Rastet e miopisë, në rritje

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:46 pm
Tags: , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Nëse e keni të vështirë të shihni objektet në distancë, kjo është shenjë e miopisë. Por mos u shqetësoni, sepse nuk jeni vetëm. Numri i miopëve në botë është në rritje. Një studim i ri tregon se numri i personave miopë është në rritje, jo vetëm në Amerikë por në gjithë globin. Kjo i ka bërë shkencëtarët të pyesin, përse? E parë nga ana praktike, kjo tregon se profesioni i optometristit është me perspektivë. Studimi tregon se gjithnjë e më shumë amirikanë kanë nevojë për lente për të përmirësuar shikimin e tyre.

Personat me miopi mund t’i dallojnë më mirë objektet kur i afrojnë afër syve, ndërsa larg ato duken të zbehta a të errëta. Një analizë nga Instituti Kombëtar i sëmundjeve të syve tregon se gjatë 3 vjetëve të fundit numri i rasteve të miopisë është rritur ndjeshëm.

Të dhënat më të fundit tregojnë se 42 përqind e amerikanëve mes moshës 12 – 54 vjeç janë miopë, në krahasim me 25 përqind në fillim të viteve 1970.

Por në këtë drejtim, amerikanët nuk janë vetëm. Sipas studimit të botuar në Arkivat e Okulistikës, prirje të ngjashme tregojnë edhe studimet nga Azia, Australia dhe Evropa. Shtrohet pyetja, përse kjo rritje e papritur e rasteve të miopisë?

Shkencëtarët kanë teori të shumta të ndryshme. Disa thonë se tek një gjen që është përgjegjës për organet e të parit mund të ketë ndodhur ndonjë ndryshim a mutacion që shkakton miopinë.

Disa të tjerë fajësojnë përhapjen e teknologjisë kompjuterike – që i bën njerëzit të qëndrojnë ndoshta me orë të zgjatura me sy të ngulitur në ekranin e kompjuterit. .

Fatmirësisht, miopia është një problem që korrigjohet lehtë me syze, lente kontakti dhe me operacion me rreze lazer.

Por nuk duhet harruar kostoja financiare. Sipas përllogaritjeve, shtimi i rasteve të miopisë ka shtuar me 3 miliardë dollarë shpenzimet e përgjithëshme mjekësore.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: