Astrit Lulushi’s Blog

19 Janar, 2010

Skanimi në aeroporte, pa rrezik për shëndetin

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:30 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Skanimi i trupit është një nga masat e sigurimit në aeroporte. Por shumë njerëz shqetësohen dhe me të drejtë pyesin; a ka gjasa që rrezatimet nga këto aparate skanimi të shkaktojnë kancer?  Ekspertë pranë në Kolegjit Amerikan të Radiologjisë thonë se kjo është e pamundur. Në një deklaratë të saj, kjo organizatë vë në dukje se të dy llojet e Skanerëve në përdorim nga sigurimi i aeroporteve, lëshojnë një nivel të ulët rrezatimi dhe në thelb nuk paraqesin asnjë rrezik kanceri.

Një skaner, i quajtur Milimetër përdor teknologji me nivel të ulët valësh radioaktive, që nuk është në gjendje të shkatojë dëm në ADN.

Lloji tjetër aparati skanimi përdor teknologji me reze shumë të dobëta X. Sasia e rrezatimit që trupi merr kur kalon në këtë aparat është e barabartë me sasinë e rrezeve që ai merr në aeroplan për dy minuta gjatë fluturimit në lartësinë prej 30 mijë metrash.

Sipas përllogaritjeve, për t’u ndodhur në një rrezik të papërfillshëm ndaj kancerit, një udhëtar duhet të kalojë në këtë aparat skanimi 2mijë e 500 herë.

Ekspertët e Kolegjit amerikan të Radiologjisë arrijnë në përfundimin se ekspozimi i trupit ndaj rrezeve gjatë skanimit në këto aparate nuk ka ndonjë efekt të rëndësishëm biologjik në organizimin e udhëtarëve.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: