Astrit Lulushi’s Blog

23 Shkurt, 2010

Kanceri i gjirit, më vdekjeprurës në vendet në zhvillim

Filed under: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 1:59 pm
Tags: , , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i kryer nga shkencëtarë të universitetit të Harvardit, flet mbi një rritje të pazakontë në numrin e grave me kancer të gjirit në vendet në zhvillim. Kjo i ka shtyrë ekspertët të hidhen në fushata për grumbullim fondesh për kërkime shkencore për trajtimin e këtij problemi. (more…)

Filmat 3-D dëmtojnë sytë

Filed under: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 1:55 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ndërsa filmi Avatar vazhdon të thyej rekorde për nga numri i shikuesve, ekspertë të kinematografisë thonë se ky sukses do të nxisë edhe më shumë prodhimin e filmave me efekte pamore tri dimensionalë. Por si çdo gjë e mirë, edhe kjo mund të ketë të këqiat e veta, në fushën e shëndetit.
(more…)

18 Shkurt, 2010

Pirja e duhanit, shkak për mospunësim

Filed under: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 1:12 pm
Tags: , , , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ka kohë që njerëzit që pijnë duhan ankohen për diskriminim. Këto ankesa po shtohen tani, ndërsa një numër në rritje të punëdhënësish në Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë t’i punësojnë ata. Në se pini duhan, as mos e merrni mundimin të aplikoni për punë në spitalin Memorial të shtetit Tennessi. Ky shtet është gjithashtu një nga rajonet kryesore të kultivimit të bimës së duhanit në Shtetet e Bashkuara. (more…)

16 Shkurt, 2010

Aktori Xhim Belushi në fushatë kundër sëmundjes kronike të bllokimit të mushkërive (COPD)

Aktori Xhim Belushi në fushatë kundër sëmundjes kronike të mushkërive
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Më shumë se 24 milionë amerikanë vuajnë nga Sëmundja Kronike e Bllokimit të Mushkërive, ose COPD. Por gjysma e tyre nuk e dinë se e kanë këtë sëmundje dhe mbeten të pa-diagnostikuar. Aktori i njohur Jim Belushi, ishte dje në qytetin e Pentagonit, një nga ndalesat e tij gjatë udhëtimit me automobil përgjatë bregut lindor të Shteteve të Bashkuara në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese kundër kësaj sëmundjes. (more…)

9 Shkurt, 2010

Transplantimi i parë me sukses i laringut

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 4:00 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kohët e fundit, një grup mjekësh kryen me sukses transplantimin e laringut, një nga organet  që mund të transplantohet me shumë vështirësi e rrezik për jetën e pacientit.  Në fakt, është hera e parë që laringu transplantohet nga një njeri i vdekur tek një pacient i gjallë. Ky transplantim u krye në Bruksel tek një paciente që jeton e punon me ndërkombëtarët në Kosovë. (more…)

Blog te WordPress.com.