Astrit Lulushi’s Blog

30 Mars, 2010

Planifikim për trajtim mjekësor në prag të vdekjes

Filed under: Mjekesi,Psikologji — astritlulushi @ 6:33 pm
Tags:

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ekspertët thonë se çdo njeri duhet të mendojë se çfarë lloj kujdesi mjekësor dëshiron të ketë kur jetës i afrohet fundi. Kjo nuk është ide e keqe, thotë një studim ku theksohet se  parapërgatitja për marrjen e vendimeve të vështira përmirëson cilësinë e jetës.  Një studim i shkencëtarëve në Australi thotë se planifikimi se çfarë duhet bërë kur jetës i afrohet fundi, përmirëson dukshëm kujdesin për pacientin, si dhe pakëson stresin e pjestarëve të familjes. (more…)

Zokor kundër kolesterinës, dëmton muskujt

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Administrata federale e ushqimeve dhe barnave paralajmëron se ilaçi Zokor (Zocor) shton rrezikun e dëmtimit të muskujve.
Zokor (simvastatin) 80 mg., jepet gjerësisht për uljen e nivelit të kolesterinës. Megjithëse dëmtimi muskular e njohur si Myopathy është një efekt anësor i barnave Statin, rreziku për dëmtimin muskular të njohur si Rhabdomyolysis, shtohet për pacientët që marrin  Zokor në doza të larta. (more…)

Kanceri mbetet sëmundja e dytë me vdekjeprurëse

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 6:20 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pavarësisht nga përparimet në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, kjo sëmundje vazhdon të jetë shkaktari i dytë kryesor i vdekjeve, pas sëmundjeve të zemrës. Vitin e kaluar nga kanceri u prekën 1.5 milionë amerikanë dhe 560 mijë vdiqën nga kjo sëmundje. Këto prirje bëhen të ditura në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë. Numrin e këtij muaji, kjo shoqatë ia kushtoi plotësisht studimeve dhe kërkimeve në fushën e kancerit. (more…)

25 Mars, 2010

SHBA, vaksina nuk shkakton autizëm

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:08 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Thimerosal është një loj sodiumi – që përmban rreth 50% zhivë ose mërkur) – dhe njihet në tregun farmaceutik si Merthiolate që është përdorur për  ruajtjen e vaksinave. Merthiolate gjithashtu përdoret në përgatitjen e imunoglobulinave, si antivenin kundër helmimeve nga pickimet e insekteve e gjarprinjëve, për produkte ndaj infeksioneve të syrit dhe hundës dhe në bojërat për tatuazh. Përdorimi i saj si një ruajtës vaksine është i diskutueshëm, dhe shkallë shkallë është duke u lënë jashtë vaksinave rutinë për fëmijët në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, dhe disa vende të tjera. (more…)

23 Mars, 2010

Kimoterapia, si mënyrë trajtimi edhe për të moshuarit me kancer në zorrën e trashë

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Organizata Botërore e Shëndetësisë e rendit  kancerin e zorrës së trashë mes sëmundjeve më vdekjeprurëse. Në vitin 2004, rreth 639-mijë njerëz në mbarë botë vdiqën nga kanceri i zorrës së trashë. Në qoftë se diagnostikohet në kohë, ky lloj kanceri mund të trajtohet efektshëm me kirurgji dhe kimioterapi. Por një studim i kohëve të fundit, botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, tregon se (more…)

Kanceri jo-melanoma

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 6:35 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Marsi është muaji i parë i pranverës dhe  rrethet mjekësore e përdorin këtë për rizgjimin e vetëdijes publike rreth kancerit lëkurës që shkaktohet nga qëndrimi i gjatë nën rrezet ultra vjollcë të diellit. Dy studime të reja tregojnë se kanceri i lëkurës i llojit jo-melanoma prek individë më shumë se të gjitha kanceret e tjera së bashku. (more…)

Mënyre e re trajtimi për kancerin e mushkërive

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 6:31 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një formë e re terapie me rrezatimit shton gjasat për një jetë më të gjatë për ata që luftojnë me kancerin e mushkërive. Mjekët kanë eksperimentuar një trajtim jo-kirurgjik të këtij kanceri. Gjatë procedurës, tumori goditet me një numër shumë të vogël dhe shumë të përqëndruar rrezesh të fuqishme; çdo tumor goditet 1 deri në 5 herë. (more…)

18 Mars, 2010

Dieta pa mëngjes, më shumë kalori

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Personat që përpiqen të bien nga pesha shpesh nuk hanë mëngjes, por një studim i ri tregon se duke vepruar kështu, ata krijojnë një efekt të kundërt në organizëm. Gjatë një takimi të shoqatës mbi Endokrinën në Uashington, një grup shkencëtarësh nga Kolegji Mbretëror i Londrës paraqitën rezultatet e një studimi (more…)

Duhani, dy herë i dëmshëm

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 11:51 am
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim i ri tregon se personi që pi duhan dëmtohet jo vetëm nga toksina që thith drejtpërdrejt, por edhe nga toksina e tymit që nxjerr dhe që e thith nëpërmjet ajrit.  Duhanpirësit e dinë se cigaret janë të këqija për shëndetin e tyre, por ato mund të të jetë edhe më të dëmshme.  Studimi tregon se duhanpirësi mund ta thithë tymin që lëshon dhe kjo është njësoj sikur të  konsumojë cigare shtesë. (more…)

16 Mars, 2010

Krestor parandalon goditjet në zemër e tru

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:14 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në Shtetet e Bashkuara, një komision qeveritar thotë se një ilaç i llojit Statin, që merret për uljen enivelit të kolesterinës mund të përdoret për të rritur a të moshuar, edhe nëse ata nuk kanë nivele të larta kolesterine. Komisioni, i përbërë nga mjekë e shkencëtarë, thotë se ilaçi Krestor (Crestor) mund të parandalojë çdo vit dhjetra mijëra goditje në zemër e në tru. (more…)

Faqja Pasuese »

Blog te WordPress.com.