Astrit Lulushi’s Blog

Mars 9, 2010

Taksë sheqeri për parandalimin e mbipeshës


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studimet tregojnë se pijet e ëmbëla janë përgjegjëse për mijëra raste diabeti, sëmundje zemre dhe vdekje të parakohshme. Disa ekspertë thonë se për parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga përdorimi i pijeve të ëmbla, një taksë sheqeri mund të jetë e efektshme, njësoj si taksa e duhanit.  Një amerikan konsumon çdo vit mesatarisht 200 litra pijesh të ëmbëla. Pijet sportive, lëngjet e frutave dhe pijet me gaz përmbajnë deri në 200 kalori për njësi,  dhe ekspertët thonë se kaloritë e larta ndikojnë drejtpërdrejt në mbipeshën trupore, tashmë problem kombëtar.

Por ky nuk është problemi i vetëm. Një studim i kryer nga shkencëtarë të Universitetit të Kalifornisë në San Francisko tregon se konsumimi i tepruar i pijeve të ëmbëla nga viti 1990 – 2000 ka shkaktuar 130 mijë raste diabeti dhe 14 mijë raste sëmundje të zemrës.

Disa zyrtarë të politikave shëndetësore – përfshirë edhe drejtorin e qëndrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, Thomas Friedman, kërkojnë vendosjen e një takse të lartë sheqeri për të gjitha pije e ëmbëla.  Studimet sugjerojnë se rritja e taksës mund të ulë konsumin e pijeve të ëmbëla deri në 10 për qind – siç ka ndodhur në rastin e  duhanit ku shtimi i taksës ka sjellë pakësimin e numrit të atyre që pijnë duhan.

Por  shoqata amerikane e pijeve të ëmbëla është kundër propozimeve të tilla duke argumentuar se një shtim takse ndaj pijeve të ëmbla do të bëhej një barrë e padrejtë për konsumatorët. Ata thonë se ndërsa taksa e lartë synon të ndëshkojë financiarisht ata që e teprojnë në konsumimin e pijeve të ëmbëla, kjo taksë do të prekte njëkohësisht edhe personat që i përdorin këtë pije me përgjegjshmëri ndaj shëndetit të tyre.

Advertisements

3 Koment »

  1. me te vertet piejt qe kan sheqer e shtojn peshen dhe ndikoj ne smundjet e lartpermendura edhe un plotesisht pajtohem me ate se te merret vendim sa me i hershem per taksen e lartpermendur kjo do te ishte e mirseardhur edhe pse shitesve do ju dhimte ca.

    Koment nga fatosi-coli — Mars 26, 2010 @ 5:22 pm | Përgjigjjuni

  2. Jo qe e pelqej por mendoj se duhet taksë 100 fish per perdorusit e duhanit dhe te sheqerit

    Koment nga aqif lala — Shtator 13, 2011 @ 10:07 am | Përgjigjjuni

    • Studimi është botua ne nje nga numrat e fundit te revistes mjekesore Cancer Epidemiologjy.. Revista mund te gjendet ne biblioteka universitetesh mes literatures mjeksore.

      Koment nga astritlulushi — Tetor 5, 2011 @ 7:34 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: