Astrit Lulushi’s Blog

23 Mars, 2010

Kanceri jo-melanoma

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 6:35 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Marsi është muaji i parë i pranverës dhe  rrethet mjekësore e përdorin këtë për rizgjimin e vetëdijes publike rreth kancerit lëkurës që shkaktohet nga qëndrimi i gjatë nën rrezet ultra vjollcë të diellit. Dy studime të reja tregojnë se kanceri i lëkurës i llojit jo-melanoma prek individë më shumë se të gjitha kanceret e tjera së bashku. Përhapje në përmasave të tilla ndonjëherë quhet epidemi.

Kanceri i lëkurës i llojit jo-melanoma mund të jetë më pak agresiv sesa kanceri i llojit melanoma, por është shumë më i përhapur dhe përgjegjës për sëmundje të rënda, kosto të lartë trajtimi, dhe vdekje.

Në të kaluarën, kanceri i lëkurës i llojit jo-melanomas nuk regjistrohej si kancer në regjistrat e statistikave mjekësore. Shkencëtarët rishikuan të dhënat e 50 vjetëve të fundit dhe arritën në përfundimin se në vitin 2007, 13-milion amerikanë të racës së bardhë, kishin të paktën nga një kancer i llojit jo-melanoma.

Studimi gjithashtu tregoi se mes 70 vjeçarëve,  një në pesë individë kishte pasur kancer jo-melanoma në lëkurë, dhe shumë prej tyre më shumë se një herë.

Numri i përgjithshëm i procedurave për trajtimin e kancerit të lëkurës mes të moshuarve mbi 65 vjeç është gjithashtu në rritje; nga rreth 1.6 milionë procedura në vitin 1992 në rreth 2 milionë procedura në vitin 2006.

Sipas një studimi, fushatat për edukimin e publikut për mbrojtjen nga dielli gjatë periudhës së verës, kanë qenë zhgënjyese përsa i përket ngadalësimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje. Prandaj studimi rekomandon kryerjen e më shumë kërkimeve në fushën e  trajtimit dhe parandalimit të kancerit të lëkurës jo-melanoma.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: