Astrit Lulushi’s Blog

Mars 23, 2010

Mënyre e re trajtimi për kancerin e mushkërive

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 6:31 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një formë e re terapie me rrezatimit shton gjasat për një jetë më të gjatë për ata që luftojnë me kancerin e mushkërive. Mjekët kanë eksperimentuar një trajtim jo-kirurgjik të këtij kanceri. Gjatë procedurës, tumori goditet me një numër shumë të vogël dhe shumë të përqëndruar rrezesh të fuqishme; çdo tumor goditet 1 deri në 5 herë. Shkalla e suksesit ofron shpresa për pacientët që kanë qeliza jo të vogla të pa-operueshme kanceroze në mushkëritë e tyre.

Gjatë studimit, 55 pacientë u trajtuan me procedurën e re me rreze. Prej tyre, vetëm 1 pacient pati një përsëritje të tumorit kryesor. Kjo tregon se në afro 98 përqind të rasteve tumori kryesor u vu nën kontroll për rreth  tre vjet pas terapisë. Pas tre vjetësh, më shumë se gjysma e pacientëve në studim, 56 përqind, vazhdonin të jetonin. Gjithashtu, efektet anësore me këtë terapi të re ishin më të pakta sesa në trajtimet me terapi të tjera.

Advertisements

1 Koment »

  1. Nese tumori eshte ne stadin e katert, a mund te luftohet me kete metode ?

    Koment nga anila — Shtator 27, 2010 @ 7:45 am | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: