Astrit Lulushi’s Blog

6 Prill, 2010

Pacientët me trauma në tru, shpesh diagnostikohen gabim

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 5:39 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pas traumave të rënda ose nga mosfurnizimi i trurit me oksigjen a gjak, njeriu paralizohet ose humbet vetëdijen dhe aftësinë për të komunikuar. Për këta pacientë ka pak shpresa për t’u kthyer në gjendje normale, pasi qelizat e trurit nuk kanë aftësi regjeneruese. Por një studim i ri tregon se shumë pacientë me pasoja të tilla shpesh diagnostikohen gabim. Studimi krijon shpresa, ndërsa ngre edhe pyetje etike dhe ligjore mbi cilësinë e jetës së një pacienti të tillë.

Për më shumë se dy dekada, Rahm Houben ishte diagnostikuar se kishte humbur vetëdijen e reflekset pas një aksidenti me makinë. Në fillim u duk se 46 vjeçari nga  Belgjika mund të komunikonte me levizje te vogla të gishtrinjëve duke prekur një tastierë. Më pas ekspertët thanë se këto lëvizje ishin të pavetëdijëshme a të pavullnetshme dhe se Rahm Houben nuk ishte në gjendje për të komunikuar. Por pas një skanimi të trurit, mjekët zbuluan se truri i tij funksiononte normalisht.

Edhe një studim i ri tani tregon se pacientë që kanë pësuar trauma dhe në pamje të jashtme duken se nuk kuptojnë e nuk mund të komunikojnë, janë të vetëdijshëm dhe shpesh diagnostikohen gabim.

Në kuadër të studimit, 54 pacientë të tillë u vendosën në aparate skanimi të trurit dhe iu tha që të imagjinonin pamje të ndryshme; si p.sh. një lojë futbolli, ose duke shetitur. Në 5 pacientë, pjesë të trurit reaguan menjëherë. Një pacient iu përgjigj saktë pyetjeve nëse po imagjinonte një lojë futbolli ose shetitje, duke tundur kokën “po” ose “jo”

Profesor Steve Laureys i Universitetit të Liezhit në Belgjikë është një nga autorët e studimit. Ai thotë se komunikimi me pacientë të tillë kërkon paisje e teknologji të sofistikuar që janë shumër të shtrenjta për t’u përballuar nga sigurimet shëndetësore. Prandaj shtrohet pyetja se mbi çfarë bazash etike e ligjore një pacienti do t’i mohohet dhe një tjetri do t’i ofrohet një shërbim i tillë?

Një tjetër bashkë-autor i studimit, Dr Nikolas Shif i qëndrës mjekësore  Cornell Weill në Nju Jork, thotë se ky studimi do t’i hapë rrugën diagnostikimit më të saktë të pacientëve me trauma në tru, të pavetëdijshëm në dukje, por që mund të jenë në gjendje të komunikojnë. Dr.Shif thotë se studimi nuk përfshin pacientët që janë me tru të vdekur dhe mbahen gjallë me aparate. Por studimi ofron shpresë për pacientët me tru të dëmtuar të cilët një ditë mund të komunikojnë mendimet e tyre.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: