Astrit Lulushi’s Blog

Prill 27, 2010

Kanceri i gjirit; mastektomia, jo më alternativa e vetme

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:26 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ekzistojnë shqetësime se  trajtimet e kancerit të gjirit me mastektomi, që do të thotë heqje e gjirit me operacion, janë shumë të shpeshta dhe se heqja e plotë e gjirit mund të ishte shmangur, duke u mjaftuar vetëm me një operim të pjesshëm për heqjen e tumorit.  Në muajin shkurt, Denise Moskatiello u diagnostikua me kancer në gji dhe mendja menjëherë i shkoi tek mastektomia. Megjithatë, ekzistojnë shqetësime se shpesh mastekomitë kryehen pa qenë nevoja, kur gjiri mund të ruhet me ndërhyrje të pjesëshme kirurgjike ose lumpektomi.

Mjekja Monika Morrou pranë qendrës mjekësore Sloan Kettering
thotë se nëse do t’u jepej mundësia të zgjidhin, shumica e grave me kancer në gji do të preferonin të ruanin gjoksin e tyre.  Por prej shumë kohësh mastetomia ka qenë e vetmja alternative për trajtimin e rasteve të tilla. Kjo ka ngritur shqetësimet nëse kirurgët janë ose jo në gjendje  të ofrojnë një alternative tjetër.

Mjekja  Morrou kryesoi studimin për t’iu përgjigjur këtyre shqetësimeve. Pas shqyrtimit të afro 2 mijë grave me kancer në gji në fazë fillestare ajo vuri re se mbi 75 përqind e tyre kishin zgjedhur mënyrën e trajtimit me operacion të pjesshëm për ruajtjen e gjirit, duke shmangur mastektominë.

Mjekja Morrou thotë se kjo tregon që kirurgët janë në gjendje të përcaktojnë se cilat paciente mund të trajtohen me mastektomi dhe cilat me  operim të pjesshëm të gjirit. Në këtë rast pacientet kanë alternative të zgjedhin dhe procedura më pak kirurgjike është ajo që ka më shumë gjasa të jape rezultate të mira. Pasi dy kirurgë ia rekomanduan, Denise iu nënshtrua operimit për ruajtjen e gjirit. Studimi arriti në përfundimin se operimin për ruajtjen e gjirit kirurgët e rekomandojnë për shumë prej grave me kancer në gji në fazë fillestare.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: