Astrit Lulushi’s Blog

4 Maj, 2010

Ecje kundër kancerit

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:33 pm
Tags: , , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ecjet për grumbullimin e fondeve kundër sëmundjeve të  ndryshme tashmë janë dukuri. Një e ecje e tillë u zhvillua fundjavën e kaluar në kampusin e universitetit Duke në Karolinën e veriut, ku mijëra vetë u mblodhën për të ndihmuar një fëmijë në betejën e tij kundër tumorit në tru.
Vetëm pak minuta pranë Kameron Xhaksonit dhe njeriu e kupton përse ai ka frymëzuar kaq shumë vetë. Duket i qetë, por Kameroni 9 vjeçar ndodhet në një betejë të vështirë. Ai thotë ka tumor në tru, të quajtur medulloblastoma. Me këtët tumor, mjekët e diagnostikuan në shkurt të vitit 2008 dhe që nga ajo kohë, ai është trajtuar në qëndrën kundër tumoreve në tru pranë universitetit Duke në Karloninën e veriut.

Doktor Sri Gururangan thotë se Kameroni ka kaluar nëpër faza shumë të vështira trajtimi. Të gjithë u gëzuan kur mjekët vunë re se tumori ishte tkurrur. Por në mars të këtij viti tumori filloi të aktivizohej përsëri dhe Kameroni është gati për vazhdimin e terapisë. Optimizmi i tij ka tërhequr një numër përkrahësish. Marshimi në universitetin Duke përbëhet nga grupe familjarësh që vijnë nga mbarë vendi për të grumbulluar fonde për klinikën e kancerit të trurit në këtë universitet. Vtin e kaluar, ata grumbulluan afro 1,5 milionë dollarë dhe e gjithë kjo shumë u përdor për financimin e kërkimeve në këtë fushë.

1 Koment »

  1. ju lutem doktor ku gjindeni ne kosov a jasht kosoves, kemi nje rast me tumor ne koke si mendoni aka sherim apo jo nese esht fillestar : na tregoni ne email keti-teks@hotmail.com Ju Lutemi

    Koment nga shefket — 6 Maj, 2010 @ 4:54 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: