Astrit Lulushi’s Blog

Maj 4, 2010

Truri, dy punë njëherësh por jo më shumë

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:36 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri tregon se kur njeriu bën dy punë njëherësh, truri bën një ndarje të natyrëshme të punës.  Shumë punë njëherësh sot shikohet si gjë e zakonëshme. Shpesh, njerëzve u kërkohet të bëjnë sa më shumë që të jetë e mundur brenda një periudhe të caktuar kohe dhe kjo i shtyn ata të bëjnë shumë punë njëherësh.  Gjatë një studimi në Francë ekspertët vunë re se kur njerëzit bëjnë dy gjëra në të njëjtën kohë, gjysma e trurit përqëndrohet në një detyrë, ndërsa gjysma tjetër ia kushton veten punës tjetër.

Shkencëtarët përdorën Imazhe me Rezonancë Magnetike (MRI) për të vëzhguar veprimtarinë e trurit të pjesmarrësve në studim. Kur personat ishin duke kryer një detyrë, të dy anët e truri punonin së bashku. Por kur pjesëmarrësve iu kërkua për të bërë dy gjëra në të njëjtën kohë, aktiviteti i trurit u nda; gjysma u aktivizua për një detyrë, ndërsa gjysma tjetër e trurit merrej me detyrën tjetër.

Në përgjithësi, njerëzit janë në gjendje për të kryer dy detyra në të njëjtën kohë, dhe këtë e bëjnë mirë. Por kryerja e më shumë se dy punëve në një kohë është më sfiduese e më pak efikase, thuhet në studim.

Advertisements

1 Koment »

  1. eshte hera e pare qe po lexoj keto te them te drejten do te kisha deshire ti kisha ne e-mail tim per sa i perket kesaj teme ,besoj se na intereson te dime sa me shume per shendetin .ju faleminderit

    Koment nga dhurata — Maj 9, 2010 @ 11:24 am | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: