Astrit Lulushi’s Blog

18 Maj, 2010

Sheqernat artificialë, faktorë sëmundjesh

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 6:10 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë amerikanë janë në luftë me sheqerin, veçanërisht me sheqernat që u hidhen pijeve dhe artikujve ushqimorë gjatë procesit të prodhimit. Këto substanca mund të ndihmojnë që ushqimet të shijojnë më mirë por kanë shumë pak ose aspak vlera ushqyese.  Një studim i ri tregon se ngrënia në sasi të mëdha të këtyre sheqernave artificialë mund të ndryshojë nivelet lipideve në gjak dhe si rrjedhim shtojnë faktorët e rrezikut për sëmundje të zemrës. (more…)

Kafeina në vendin e punës

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 6:07 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kafe, çaj, ose ndonjë formë tjetër kafeine mund të bëjë më shumë sesa thjesht të mbajë zgjuar njerëzit që punojnë natën. Një studim i ri tregon se kafeina ndihmon ata që punojnë natën edhe me rritjen e kujtesës, vëmendjes, perceptimit dhe arsyetimit. Shkencëtarët thonë se kafeina është edhe më efektive sesa një sy gjumë apo dremitja për shmangien e gabimeve gjatë punës. (more…)

A është puna jashtë orarit keq për shëndetin tuaj?

Filed under: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 5:39 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Nëse disa njerëz i shmangen punës së tepërt, ka të ngjarë që trupi është duke u përpjekur të tregojë diçka. Një studim i botuar në revistën evropiane mbi sëmundjet e zemrës, tregon se puna jashtë orarit mund të jetë keq për shëndetin. Rezultatet e studimit tregojnë se njerëzit të cilët çdo ditë punojnë 3 ose më shumë orë jashtë orarit, janë 60 përqind më në rrezik për t’u prekur nga probleme në zemër. (more…)

Aktiviteti fizik mund të ndihmojë nxënësit në përmirësimin e notave

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në një raport të lëshur këto ditë, ekspertë federalë të shëndetësisë thonë se veprimtaria fizike ndikon në strukturën e trurit tek fëmijët e shkollave. Në shkollën e mesme në Naperville, në perëndim të Çikagos, fëmijët që kanë vështirësi në matematikë dhe lexim, fillimisht shkojnë në palestër. Qëllimi është për të nxitur veprimtarinë në trurin e tyre. (more…)

Blog te WordPress.com.