Astrit Lulushi’s Blog

18 Maj, 2010

A është puna jashtë orarit keq për shëndetin tuaj?

Filed under: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 5:39 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Nëse disa njerëz i shmangen punës së tepërt, ka të ngjarë që trupi është duke u përpjekur të tregojë diçka. Një studim i botuar në revistën evropiane mbi sëmundjet e zemrës, tregon se puna jashtë orarit mund të jetë keq për shëndetin. Rezultatet e studimit tregojnë se njerëzit të cilët çdo ditë punojnë 3 ose më shumë orë jashtë orarit, janë 60 përqind më në rrezik për t’u prekur nga probleme në zemër. Për të gjejtur lidhjen midis punës jashtë orarit dhe sëmundjeve në zemër, shkencëtarët britanikë morrën në studim mbi 10 mijë nëpunës të shërbimit civil në Londër. Gjatë vëzhgimeve, ata zbuluan se njerëzit që duan të punojnë shumë jashtë orarit hyjnë në grupin e personalitetit të tipit A. Ata janë të prirur për të qenë agresivë, konkurues, të tensionuar dhe në përgjithësi konfrontues ndaj kolegëve të tyre. Këto acarime janë disa faktorë për shqetësime në zemër. Ekspertët thonë se faktorë të tjerë rreziku për probleme në zemër janë edhe duhani, mbipesha dhe kolesterina e lartë, prandaj studime të tjera nevojiten për të përcaktuar përfundimisht lidhjet midis punës jashtë orarit dhe shëndetit të zemrës. Gjatë studimit, gjithashtu u vu re se personat që punonin vetëm një ose dy orë jashtë orarit, nuk treguan ndonjë shtim të rrezikut për probleme në zemër.

3 Koment »

  1. Lexova me vemendje kete artikull shkencor dhe jam plotesisht i mendimit qe puna me orare te zgjatura eshte e demshme per shendetin tone, sepse njeriu ka nevoje per argetim e kohe te lire: jo vetem gjume e pune. Persa i perket 2 ore pune pas orarit, mendoj se per nje kategori njerezish, si puna ime qe punoj 6 ore paradite si mesimdhenes ne shkolle dhe 2 ore te tjera jashte shkolles me kane bere shume mire, sepse i largohem per 2 ore kontaktit me femije e me duket si argetim puna e dyte qe me ndihmon jo vetem rritjen e mireqenies, por edhe stresin, nese po me dalin parate per te kaluar muajin e shpenzuar per qejf.Tani jam krejt i qete…

    Koment nga blini — 21 Maj, 2010 @ 8:55 pm | Përgjigjuni

  2. pershendetje.Ju lutem pasi qe vuaj nga multiplex slerosis nese mundet te interesoheni mbi studimet me te reja mbi kete semundje.Me mirekuptim

    Koment nga eneza — 8 Qershor, 2010 @ 2:12 pm | Përgjigjuni

  3. pershendetje.Jam paciente e cila me eshte dijagnostifikuar multiplex scleroza dhe jam duke mare terapi me betaferon,vitamin E,multivitamine.Ju lutem nese ka mundesi te informohemi mbi studimet me te reja qe behen mbi kete semundje.Me respekt

    Koment nga eneza — 8 Qershor, 2010 @ 2:15 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: