Astrit Lulushi’s Blog

18 Maj, 2010

Sheqernat artificialë, faktorë sëmundjesh

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 6:10 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë amerikanë janë në luftë me sheqerin, veçanërisht me sheqernat që u hidhen pijeve dhe artikujve ushqimorë gjatë procesit të prodhimit. Këto substanca mund të ndihmojnë që ushqimet të shijojnë më mirë por kanë shumë pak ose aspak vlera ushqyese.  Një studim i ri tregon se ngrënia në sasi të mëdha të këtyre sheqernave artificialë mund të ndryshojë nivelet lipideve në gjak dhe si rrjedhim shtojnë faktorët e rrezikut për sëmundje të zemrës. Dy shkencëtare, Jean Welsh dhe Miriam Vos të universitetit Emory, morrën në shqyrtim të dhënat mbi  nivelin e lipideve në gjak të më shumë se 6 mijë pacientëve, burra e gra. Gjatë studimit që zgjati nga viti 1999 deri më 2006, pjesmarrësit u ndanë në 5 grupe, sipas sasisë së sheqernave artificialë që merrnin çdo ditë nëpërmjet ushqimeve ose pijeve të ndryshme.

Mjekja Welsh thotë se në grupin me konsumimim më të lartë sheqeri, çdo pjesmarrës merrte një sasi sheqeri të barabartë me  46 lugë çaji sheqer në ditë, ndërsa në grupin me konsumim më të ulët, një person merrte 1 lugë çaji sheqer.

Mjekja Miriam Vos, thotë se personat që konsumonin më shumë sheqer kishin më shumë gjasa të prekeshin nga sëmundje kardio-vaskulare.

Studimi tregoi se rritja e sasisë së sheqerit të shtuar, rriste trigyceridet dhe pakësonte 20 përqind  HDL-në ose koleserinën e mirë e cila mbron organizmin ndaj sëmundjeve kardio vaskulare.

Studimi rekomandon pakësimin e konsumimit të sheqernave artificiale në ushqime, duke lexuar me vemendje etiketat e vendosura në anën e jashtme të paketimit.  Stdudimi i botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë nuk morri në shqyrtim rolin e sheqernave natyralë që gjenden në fruta.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: