Astrit Lulushi’s Blog

25 Maj, 2010

Jetëgjatësia

Filed under: Mjekesi,sociologji — astritlulushi @ 5:41 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Sipas një studimi të ri,  nëse prirjet aktuale të jetëgjatësisë të vazhdojnë, fëmijët e lindur sot ka shumë të ngjarë të jetojnë 100 vjeç.  Dhe jo vetëm që brezat e ardhshëm do të jetojnë më gjatë – por edhe do të sëmurën më pak. Studimi u krye nga ekspertë në Danimarkë. Ata morrën në shqyrtim mundësinë e jetëgjatësisë dhe cilësinë së jetës së brezave të ardhshëm.
Jetëgjatësia  në vendet e pasura në shekullin e kaluar u rrit deri 30 vjet. Hulumtim i ri tregon se edhe nëse kushtet aktuale shëndetësore qëndrojnë të njëjta , 75 përqind e fëmijëve të lindur sot  pritet të kenë një jetëgjatësi prej 75 vjetësh.

Në qoftë se jetëgjatësia vazhdon të rritet me ritmet e tanishme, fëmija e lindur sot do të ketë 50% shans të bëhet 100 vjeç. Ky është një ndryshim i dukshëm nëse kihet parasysh se personat e lindur në vitin 1930  kishin 50% gjasa që të mbushnin 77 vjeç.

Ndërsa popullsia në rritje e moshuar mund të paraqesë ngarkesa të reja financiare, shkencëtarët thonë se sa më gjatë njerëzit jetojnë aq më të shëndetshëm janë. Prirjet tregojnë  se të moshuarit e shëndetshëm zgjedhin të punojnë përtej moshës së pensionit dhe kjo pjesërisht lehtëson barrën financiare të programeve shoqërore e të pensioneve.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: