Astrit Lulushi’s Blog

Maj 25, 2010

Mënyrë e re trajtimi për kancerin e prostatës

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 5:31 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Administrata e Ushqimeve dhe Barnave miratoi kohët e fundit një vaksinë kundër kancerit të prostatës, që mund të përdoret edhe kundër llojeve të tjera të sëmundjeve kanceroze. Ekspertët thonë se është hera e parë që kanceri luftohet me një ilaç i cili përdor sistemin imunitar të pacientit. Ilaçi do të përdoret për pacientë me kancer në prostat në shkallë të avancuar, por ekzistojnë edhe shpresa se ilaçi i ri mund të ndihmojë edhe kundër llojeve të tjera kanceresh.

Ilaçi i ri vepron në këtë mënyrë: mjekët marrin një sasi qelizazh të bardha gjaku nga pacienti, dhe i dërgojnë në laborator ku atje përzihen me dy proteina kyçe. Një proteinë vepron për të nxitur qelizat, ndërsa proteina tjetër merret nga kanceri i prostatës. Pas pak ditësh, kjo përzierje qelizash të bardha injektohen në trupin e pacientit. Në institutin Dana Farber doktor Filip Kantof  thotë se kjo lloj terapie kur mjekët përdorin sistemin imunitar të vetë pacientit, nuk është kryer kurrë më parë.

Provat klinike kanë treguar se kjo terapi i ka ndihmuar pacientët me kancer të avancuar në prostat të jetojnë  mesatarisht 4 muaj më gjatë, ndërsa disa pacientë kanë arritur të jetojnë disa vite më gjatë sesa pacientët që nuk i janë nënshtruar kësaj terapie. Shkencëtarët besojnë se një kombinim i terapisë vaksinë me kimoterapi mund t’i ndihmojë këta pacientë të jetojnë edhe më gjatë. Terapia me këtë ilaç të ri është shumë e shtrenjtë, rreth 50 mijë dollarë.

Advertisements

2 Koment »

  1. Zbulimet ne mjekësi jane me te pakta se ne fushat e tjera.
    Kanceri kjo smundje tragjike dhe Agresive ka vendos mjekësinë e njerzimin perballë paaftesise.
    Administrata e ushqimit dhe e barnave duhet stimulojë institutet kerkimore kunder kancerit.
    zgjatja e jetës 4 muaj nuk esht asgje perball 50000 dollarve.
    sejcili person do pranonte vdekjen 4 muaj me pare para 50000 dollarve.
    Jeta ka vlere te pa llogaritshme.Shteti ,inshurancat duhet mbulojn pa kufi shpenzimet per kancerin.

    Koment nga FATBARDH — Maj 30, 2010 @ 5:43 pm | Përgjigjjuni

  2. Duhet bashkëpunim mjekësi,shkencë, mjekësi popullore,biologji,e radiation.
    Kanceri mund te luftohet ashtu sic esht fuksina bazike qe percakton embrionin me jete e pa jete. Duhet kete biopreparate qe luftojnë kancerin dhe qelizave tjera nuk u shkakton deme. Tani fuksina ndofta duket pa rendesi.
    Por ne biologji esht percaktuese. Lufta e te kundertave njihet ne biologji.Sic ka luftim selektiv me antibiotik e bakteriofag duhet kete dhe preparate kancer ngrenes- kancerofag ose vrases.

    Koment nga FATBARDH — Maj 30, 2010 @ 5:52 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: