Astrit Lulushi’s Blog

25 Maj, 2010

Operacion për riformimin e kafkës

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 5:35 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një foshnje 5-muajshe, që vuan nga  një sëmundje e rrallë, duket sikur ka lindur përsëri, falë një ndërhyrjeje kirugjike të mjekëve në spitalin  Peyton Manning në Indianapolis. Vajza 5-muajshe Kaydence Theriault  po e merr veten nga një operacion që familja e saj dhe mjekët shpresojnë se do t’i ndryshojë jetën. Gjatë një operacioni të vështirë, një ekip mjekësh copëtoi kafkën saj dhe e bashkoi përsëri duke i dhënë formën e duhur.

Kaydence kishte lindur me një çrregullim gjenetik të quajtur sindroma Crouzon e cila shkakton mbylljen e parakohëshme të kafkës gjatë formimit të foshnjes në fetusin e nënës. Një mbyllje e tillë e parakohëshme pengon rritjen e trurit. Kjo e detyron masën e trurit që të gjejë zona të hapura duke shkaktuar deformime a shtrembërime të kokës. Ekipi i mjekëve përdori imazhe kompjuterike dhe modele, si dhe konsulta telemjekësore dhe bioinxhinjerinë për të ndihmuar Kaydencën 5 muajshe. Gjatë këtij operacioni kolektiv që zgjati 6 orë, mjekët arritën të riformojnë kafkën e kokës së foshnjes duke e çliruar atë nga presioni i trurit. Kaydenca është trinjake, motra Kaylin dhe vëllai Taylor, po 5 muajsh, vuajnë gjithashtu nga sindorma Krouzon, dhe janë planifikuar të operohen muajin e ardhshëm.

2 Koment »

  1. Se pari duhet te spjegohet Çka ështe sindroma crouzon? e mandej japim komente a perndryshe bravo mjekeve qe ekan ba ket lloj intervenimi se mund te ndodh çdo gja ne ket bot lloj lloj anomalish ka

    Koment nga meli — 27 Maj, 2010 @ 12:02 pm | Përgjigjuni

  2. Se pari, flm.
    Shpjegimi se cfare eshte sindroma Crouzon jepet ne paragrafin e dyte “…një çrregullim gjenetik të quajtur sindroma Crouzon e cila shkakton mbylljen e parakohëshme të kafkës gjatë formimit të foshnjes në fetusin e nënës”.

    Lexim te kendshem

    Koment nga astritlulushi — 27 Maj, 2010 @ 12:40 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: