Astrit Lulushi’s Blog

30 Qershor, 2010

SHBA, shfaqet në Kongres filmi dokumentar “BESA”

Filed under: Diaspora,Histori,Kulture,sociologji — astritlulushi @ 2:46 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në një nga mjediset e Kongresit amerikan, më 29 qershor u shfaq filmi dokumentar “Besa”, ku shqiptarët paraqiten si mbrojtës të hebrenjëve gjatë periudhës së luftës së dytë botërore, kur këta përndiqeshin e vriteshin nga nazistët.  Filmi Besa vazhdon të jetë një projekt i filluar vite më parë nga fotografi amerikan Norman H. Gershman, me titull God’s House (Shtëpia e Zotit). (more…)

29 Qershor, 2010

Teknologji e re për trajtimin e problemeve në zemër

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 1:31 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët në spitalet amerikane tani janë duke përdorur një teknologji të re për trajtimin e problemeve në zemër. Gjatë kësaj procedure, një kamerë  mjaft e vogël, me rezolucion të lartë, futet në arteret e zemrës duke përftuar imazhe më të qarta se kurrë më parë. Kjo pajisje e re mund të ndihmojë pacientët me sëmundje në zemër, siç është ky 60 vjeçar, Mak Bailey, i cili para disa javësh pësoi një goditje në zemër. (more…)

Metoda të reja për diagnostikimin e kancerit të gjirit

Filed under: Biologji,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 1:28 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një teknikë eksperimentale mund të bëjë që një ditë të ulet numri i femrave me kancer në gji që i nënshtrohen biopsisë së gjirit për diagnostikimin e kancerit. Biopsitë kryhen kur mammogramet dhe ultratingujt nuk arrijnë të përcaktojnë nëse një gungë në gji është apo jo tumor kanceroz. Shumica e këtyre biopsive nuk arrijnë t’ia zbulojnë kancerin, dhe si rrjedhim femrat kalojnë nëpër një proces plot stres dhe shpenzime të panevojëshme.  (more…)

Mjekët i kthejnë shikimin një të verbëri duke përdorur qeliza embrionale

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 1:25 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët i kanë rikthyer shikimin një të verbëri duke përdorur qeliza embrionale nga syri i pacientit për të krijuar një korne të re. Për një të verbër, ky është zbulim i një botë të re, ndërsa krijohen shpresa se një ditë mjekët mund të jenë në gjendje të krijojnë pjesë të tjera të trupit për pacientët në nevojë për transplantim organesh. (more…)

24 Qershor, 2010

Shpresa të reja, ndërsa sëmundja e Alzheimerit e pashërueshme edhe 103 vjet pas zbulimit të saj

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

AlzheimerSëmundja e Alzheimerit prek miliona njerëz. Megjithëse kanë kaluar më shumë se 100 vjet  nga zbulimi i kësaj sëmundjeje që shfaqet me humbjen e kujtesës,  shkencëtarët ende vazhdojnë të punojnë për gjetjen e një kure. Kjo sëmundje shkatërron trurin e njerëzve dhe shkaku i saj mbetet i panjohur. (more…)

23 Qershor, 2010

Steroidet dhe COPD

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sëmundja e bllokimit kronik të mushkërive, e njohur si COPD, është e rrezikshme, dhe zakonisht pasojë e pirjes së duhanit për shumë vite. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se më shumë se 200 milion njerëz janë diagnostikuar me këtë sëmundje, dhe shumica e tyre jetojnë në vende me të ardhura të ulta ose të mesme. Sëmundja COPD është kronike, jo e shërueshme, por jeta e pacientëve mund të zgjatet nëpërmjet trajtimit me steroidet. (more…)

22 Qershor, 2010

Marrëdhëniet romantike dhe shëndeti mendor

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas një studimi, meshkujt preken emocionalisht më shumë sesa femrat në marrëdhëniet dashurore. Prandaj edhe plagët shpirtërore nga prishja e marrëdhënieve mbyllen më me vështirësi mes djemve sesa vajzave, thuhet në studim. Studimi hedh poshtë mendimin e përgjithshëm se femrat e kanë më të vështirë kur ndahen nga të dashurit. (more…)

Kosi dhe bakteret e mira

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:45 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Thuhet se ndër bakteret që ndikojnë për të mirë në shëndetin e njeriut, janë ato që gjenden në kos. Këto quhen edhe baktere të mira. Por sa e vërtetë është kjo? Sipas një studimi, kosi që përmban baktere të mira pakësoi 19 përqind numrin e infeksioneve të zakonëshme mes fëmijëve. Në studim u përfshinë 638 fëmijë nga mosha 3 deri 6 vjeç të cilët shkonin në kopësht 5 ditë në javë. Për efekt studimi, fëmijët u ndanë në dy grupe. (more…)

Kafeja, çaji dhe sëmundjet e zemrës

Filed under: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 1:41 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri tregon se kafeja dhe çaji bëjnë mirë për shëndetin edhe nëse merren me shumicë. Njerëzit që pijnë shumë kafe ose çaj nuk duhet të shqetësohen, sepse nga ato përfiton zemra e tyre. Shkencëtarët në Holandë morrën në shqyrtim efektet e kafesë dhe çajit në sëmundjet kardiovaksulare. Në studim u përfshinë 38.000 vetë konsumues të kafesë dhe çajit, gjendja shëndetësore e të cilëve u vëzhgua për 13 vjet. (more…)

15 Qershor, 2010

Ndikimi i kafesë

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 7:27 pm
Tags: , , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë njerëz thonë se  pa një kafe në mëngjes nuk janë në gjendje të funksionojnë normalisht. Por a ndikon kafeina? Për këtë qëllim, shkencëtarët në Britani morrën në shqyrtim efektet e kafeinës. Shumë vetë thonë se kafeja i gjallëron. Ata janë në gjendje të zgjuar, me sy hapur, dhe me çdo shqisë të gatëshme për të kundërvepruar a t’iu përgjigjur çdo ngacmimi. Ata janë në gjendje ankthi a alarmi, në pritje se diçka do t’u ndodhë. (more…)

Faqja Pasuese »

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.