Astrit Lulushi’s Blog

Qershor 1, 2010

Klinika shërbimesh me pakicë

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 5:24 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Klinikat e shërbimeve të vogla të pakta janë një dukuri e re në Shtetet e Bashkuara. Klinika të tilla mund të gjenden tani në supermarkete ose në qëndra shërbimesh të tjera. Një studim i ri i kryer nga korporata RAND tregon se numri i  klinikave shëndetësore me pakicë është në rritje. Klinika mjekësore me pakicë tani mund të gjendet në farmaci, dyqane ushqimore dhe në kioska brenda dyqaneve. (more…)

Reklama

Rrezet artificiale për ngjyrën e lëkurës, të dëmshme

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 5:17 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Administrata Federale e Ushqimeve dhe Barnave thotë se qëndrimi për një kohë të gjatë në shtretër me rreze Ultravjollcë për ngjyrën e lëkurës është i dëmshëm për shëndetin. Qeveria federale tani po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave të larta ndaj salloneve që ofrojnë shërbime të tilla, në mënyrë që njerëzit t’a kufizojnë ose shmangin një praktikë të tillë duke ulur kështu edhe koston e kujdesit shëndetësor. (more…)

Ushtrimet fizike lehtësojnë dhimbjet nga pezmatimi i kyçeve

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Artriti në gju është forma më e zakonshme  e pezmatimit të kyçeve. Një studim  tregon se vetëm me një ndryshim të vogël të stilit të jetesës, njerëz me artrit mund të lehtësojnë dhimbjet e  tyre brenda 6 muajve nga dita e  diagnostikimit. Sipas Qëndrës për Kontrollin e Sëmundjeve,  më shumë se 4 milionë amerikanë të moshës mbi 60 vjeç kanë artrit gju. (more…)

Blog te WordPress.com.