Astrit Lulushi’s Blog

15 Qershor, 2010

Ndikimi i kafesë

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 7:27 pm
Tags: , , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë njerëz thonë se  pa një kafe në mëngjes nuk janë në gjendje të funksionojnë normalisht. Por a ndikon kafeina? Për këtë qëllim, shkencëtarët në Britani morrën në shqyrtim efektet e kafeinës. Shumë vetë thonë se kafeja i gjallëron. Ata janë në gjendje të zgjuar, me sy hapur, dhe me çdo shqisë të gatëshme për të kundërvepruar a t’iu përgjigjur çdo ngacmimi. Ata janë në gjendje ankthi a alarmi, në pritje se diçka do t’u ndodhë. (more…)

Alergjitë ushqimore diagnostikohen gabim

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 7:22 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shume njerëz mendojnë se janë allergjikë ndaj ushqimeve, por një studim i botuar në  revistën  e shoqatës amerikane të mjekësisë ngre dyshime rreth diagnostikim të saktë  të alergjive ushqimore. 30 milion njerëz mendojnë se janë alergjikë ndaj një lloj ushqimi. Disa preken nga skuqje ose reaksione të rrezikshme pasi thumbohen nga bleta ose kur hanë kikirikë, nënprodukte drithrash e ushqime të tjera. Ata besojnë se janë alergjikë, kur në fakt nuk janë. (more…)

Dieta dhe autizmi

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 7:18 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikë

Disa prindër që kanë fëmijë me autizëm mendojnë se fëmijët e tyre shpesh paraqesin shenja keqësimi kur hanë disa lloj ushqimesh. Por një studimi i largon këto shqetësime.  Gjatë studimit,14 fëmijë me autizëm iu nënshtruan një diete pa gluten dhe kaseinë, të cilat janë proteina që gjenden në qumësht dhe drithra. Disa prindër mendojnë se fëmijët me autizëm paraqesin shenja keqësimi kur hanë ushqime që përmbajnë proteina të tilla që gjenden kryesisht në niseshte, gjizë e djathra.  (more…)

Blog te WordPress.com.