Astrit Lulushi’s Blog

Qershor 15, 2010

Ndikimi i kafesë

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 7:27 pm
Tags: , , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë njerëz thonë se  pa një kafe në mëngjes nuk janë në gjendje të funksionojnë normalisht. Por a ndikon kafeina? Për këtë qëllim, shkencëtarët në Britani morrën në shqyrtim efektet e kafeinës. Shumë vetë thonë se kafeja i gjallëron. Ata janë në gjendje të zgjuar, me sy hapur, dhe me çdo shqisë të gatëshme për të kundërvepruar a t’iu përgjigjur çdo ngacmimi. Ata janë në gjendje ankthi a alarmi, në pritje se diçka do t’u ndodhë. Por pyetja “a të mban kafeja zgjuar? është e vjetër sa edhe vetë kafeja. Përgjigja më e fundit vjen nga një studim i psikologëve në Bristol të Anglisë. Ata morrën në shqyrtim 369 persona që  konsumonin kafe pak, shumë dhe në shkallë të moderuar. Studimi tregoi se niveli i nxitjes së ankthit mes konsumuesve të rregullt të kafesë ishte më i ulët sesa me atyre që nuk pinin kafe. Kur kafeja pihej rrallë, ajo nuk ndikonte në shtimin e gjendjes alarmuese tek përdoruesit. Në studim thuhet se mes personave që e kanë bërë zakon pirjen e kafesë, organizmi krijon një lloj imuniteti a tolerance ndaj kafeinës duke shmangur çdo efekt të saj. Sipas studimit, kur personat konsumonin shumë kafe dhe përpiqeshin t’a rrallonin marrjen e saj, ndjenja e ankthit pakësohej, por ata ishin të prirur për të provuar dhimbje koke dhe kur rifillonin marrjen rregullisht të kafesë, kjo i kthente ata përsëri në gjendjen që u dukej normale.

Advertisements

1 Koment »

  1. si ndikon kafeja ne pirjen e kafase ne semundjen e multiplex sclerozes dhe a kenii ndonje informacion nga zbulimet me te reja mbi ms.Me respekt jupershendes

    Koment nga neska — Qershor 16, 2010 @ 12:02 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: