Astrit Lulushi’s Blog

22 Qershor, 2010

Marrëdhëniet romantike dhe shëndeti mendor

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas një studimi, meshkujt preken emocionalisht më shumë sesa femrat në marrëdhëniet dashurore. Prandaj edhe plagët shpirtërore nga prishja e marrëdhënieve mbyllen më me vështirësi mes djemve sesa vajzave, thuhet në studim. Studimi hedh poshtë mendimin e përgjithshëm se femrat e kanë më të vështirë kur ndahen nga të dashurit. (more…)

Kosi dhe bakteret e mira

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:45 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Thuhet se ndër bakteret që ndikojnë për të mirë në shëndetin e njeriut, janë ato që gjenden në kos. Këto quhen edhe baktere të mira. Por sa e vërtetë është kjo? Sipas një studimi, kosi që përmban baktere të mira pakësoi 19 përqind numrin e infeksioneve të zakonëshme mes fëmijëve. Në studim u përfshinë 638 fëmijë nga mosha 3 deri 6 vjeç të cilët shkonin në kopësht 5 ditë në javë. Për efekt studimi, fëmijët u ndanë në dy grupe. (more…)

Kafeja, çaji dhe sëmundjet e zemrës

Filed under: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 1:41 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri tregon se kafeja dhe çaji bëjnë mirë për shëndetin edhe nëse merren me shumicë. Njerëzit që pijnë shumë kafe ose çaj nuk duhet të shqetësohen, sepse nga ato përfiton zemra e tyre. Shkencëtarët në Holandë morrën në shqyrtim efektet e kafesë dhe çajit në sëmundjet kardiovaksulare. Në studim u përfshinë 38.000 vetë konsumues të kafesë dhe çajit, gjendja shëndetësore e të cilëve u vëzhgua për 13 vjet. (more…)

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.