Astrit Lulushi’s Blog

22 Qershor, 2010

Kosi dhe bakteret e mira

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:45 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Thuhet se ndër bakteret që ndikojnë për të mirë në shëndetin e njeriut, janë ato që gjenden në kos. Këto quhen edhe baktere të mira. Por sa e vërtetë është kjo? Sipas një studimi, kosi që përmban baktere të mira pakësoi 19 përqind numrin e infeksioneve të zakonëshme mes fëmijëve. Në studim u përfshinë 638 fëmijë nga mosha 3 deri 6 vjeç të cilët shkonin në kopësht 5 ditë në javë. Për efekt studimi, fëmijët u ndanë në dy grupe. Grupit të parë iu dha një lloj kosi që përmban bakter L. Ky bakteri quhet i tillë sepse ka formën L, por edhe sepse është bakter i gjallë. Grupit tjetër të fëmijëvë iu dha  kos pa bakter. Prindërve dhe fëmijëve iu tha se çfarë kosi merrnin fëmijët e tyre.

Rezultatet e studimit treguan se fëmijët që hëngrën kos me bakter L, u prekën 24 pëqind më pak nga infeksione në sistemin e tretjes si diarreja e të vjella. Ata gjithashtu u prekën 18 përqind më pak edhe nga infeksione në vesh, hundë e grykë, në krahasim me grupin e  fëmijëve që hëngri kos pa baktere të mira.

Studimi u financua nga ndërmarrja e prodhimit të kosit Dannon dhe u krye nga shkencëtarë të fakultetit të mjekësisë së universitetit Xhorxhtaun.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: