Astrit Lulushi’s Blog

Qershor 23, 2010

Steroidet dhe COPD


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sëmundja e bllokimit kronik të mushkërive, e njohur si COPD, është e rrezikshme, dhe zakonisht pasojë e pirjes së duhanit për shumë vite. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se më shumë se 200 milion njerëz janë diagnostikuar me këtë sëmundje, dhe shumica e tyre jetojnë në vende me të ardhura të ulta ose të mesme. Sëmundja COPD është kronike, jo e shërueshme, por jeta e pacientëve mund të zgjatet nëpërmjet trajtimit me steroidet. Një studim i ri tregon se një doze e ulët steroidesh të dhëna nga goja është shpesh më e efektëshme sesa një dozë e madhe e dhënë në mënyrë intravenoze.

Sëmundja COPD bllokon qarkullimin e ajrit në mushkëri. Për këtë arsye, pacientët me këtë sëmundje udhëzohen të kryejnë ushtime fizike, si dhe u mësohen teknika frymëmarrjeje për të ndihmuar mushkëritë e tyre, kur u bllokohet frymëmarrja.

Sëmundjeve shfaqet me enfizemë, bronkit kronik dhe astmatik. Simptoma të tjera janë kolla kronike dhe infeksione të shpeshta të rrugëve të frymëmarrjes.

Shkaku më i zakonshëm i COPD është pirja e duhanit për një kohë të gjatë ose vitet e shumta qëndrimi në mjedise ku pihet duhan. Minatorët dhe punëtorët në industrinë kimike gjithashtu janë të rrezikuar nga kjo sëmundje për shkak të ekspozimit të tyre në pluhur, kimikatet dhe tymra të dëmshëm.

Shkencëtarët thonë se qëndrimi në kushte të tilla përfundimisht shkakton pengimin a ndërprerjen e  shkëmbimit natyror të oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në mushkëri dhe kur gjendja keqësohet, mjekët shpesh i trajtojnë pacientët me steroide.

Dr Peter Lindenauer i Universitetit Tufts dhe kolegët e tij shqyrtuan rastet e trajtimit të sëmundjes së bllokimit kronik të mushkërive  në 400 spitale në vitet 2006 – 2007. Ata konstatuan se pacientët që ishin trajtuar me doza të ulta steroidesh nga goja qëndruan në spital më pak kohë. Tek ata u vu re edhe pakësimi i rrezikut nga efektet të tilla anësore si glaukoma, tensioni i lartë dhe edemë, ose ënjtje të këmbëve, në krahasim me pacientët që u trajtuan  steroide intravenozë e me doza më të larta, të cilët qëndruan në spital shumë ditë më tepër dhe mundësia e prekjes nga pasoja anësore të steroideve ishte më e lartë.  Studimi u botua në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë (JAMA).

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: