Astrit Lulushi’s Blog

29 Qershor, 2010

Teknologji e re për trajtimin e problemeve në zemër

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 1:31 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët në spitalet amerikane tani janë duke përdorur një teknologji të re për trajtimin e problemeve në zemër. Gjatë kësaj procedure, një kamerë  mjaft e vogël, me rezolucion të lartë, futet në arteret e zemrës duke përftuar imazhe më të qarta se kurrë më parë. Kjo pajisje e re mund të ndihmojë pacientët me sëmundje në zemër, siç është ky 60 vjeçar, Mak Bailey, i cili para disa javësh pësoi një goditje në zemër. (more…)

Metoda të reja për diagnostikimin e kancerit të gjirit

Filed under: Biologji,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 1:28 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një teknikë eksperimentale mund të bëjë që një ditë të ulet numri i femrave me kancer në gji që i nënshtrohen biopsisë së gjirit për diagnostikimin e kancerit. Biopsitë kryhen kur mammogramet dhe ultratingujt nuk arrijnë të përcaktojnë nëse një gungë në gji është apo jo tumor kanceroz. Shumica e këtyre biopsive nuk arrijnë t’ia zbulojnë kancerin, dhe si rrjedhim femrat kalojnë nëpër një proces plot stres dhe shpenzime të panevojëshme.  (more…)

Mjekët i kthejnë shikimin një të verbëri duke përdorur qeliza embrionale

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 1:25 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët i kanë rikthyer shikimin një të verbëri duke përdorur qeliza embrionale nga syri i pacientit për të krijuar një korne të re. Për një të verbër, ky është zbulim i një botë të re, ndërsa krijohen shpresa se një ditë mjekët mund të jenë në gjendje të krijojnë pjesë të tjera të trupit për pacientët në nevojë për transplantim organesh. (more…)

Blog te WordPress.com.