Astrit Lulushi’s Blog

29 Qershor, 2010

Mjekët i kthejnë shikimin një të verbëri duke përdorur qeliza embrionale

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 1:25 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët i kanë rikthyer shikimin një të verbëri duke përdorur qeliza embrionale nga syri i pacientit për të krijuar një korne të re. Për një të verbër, ky është zbulim i një botë të re, ndërsa krijohen shpresa se një ditë mjekët mund të jenë në gjendje të krijojnë pjesë të tjera të trupit për pacientët në nevojë për transplantim organesh. Vetëm një person i verbuar për 50 vjet, të cilit sapo i kthehet shikimi mund të thotë sesa e bukur duket kjo botë, sepse njerëzit që shohin çdo ditë shpesh e harrojnë këtë. Kjo tani është e mundur duke përdorur qeliza që merren nga syri i vetë pacientët të verbuar si pasojë e ndonjë aksidedenti. Mjekët përdorin kornean e krijuar në laborator nga qeliza embrionale të njeriut. Në këtë rast, qelizat embrionale u morren nga një pjesë e padëmtuar e syrit dhe u vendosën në inkubator për t’u rritur. Pastaj qelizat e dëmtuara u zevendësuan me qelizat e reja të rritura. Në këtë mënyrë, një personi të verbuar për 50 vjet, si pasojë e një akisidenti mund t’i kthehet shikimi i plotë brenda një muaji. Doktor Ivan Schwab në universitetin e Kalifornisë në Davis, thotë se sipas kësaj teknike bioinxhinjerike, një ditë mjekët mund të krijojnë edhe organe të tjera si mëlçia.

3 Koment »

  1. shume gezohem pa mase qe njeriut 50 vjecar i eshte kthyer shikimi pvalle une me ms a do te mundem permesermes qelizave embrionale nga vete personi.E ve veten ne pyetje,valle une si paciEnt me MS a do te mundem nga vete organizmi im si p.sh nga palca kurrizore sic kam lexuar ose nga ndonje organi tjeter te marr qeliza embrionale per sherim.Ju lutem pres pergjegje nese mundet nga ana juaj.Me respekt Eneza

    Koment nga neska — 30 Qershor, 2010 @ 2:00 pm | Përgjigjuni

  2. ju lutem me ndimoni me nje adrese emali per te kontaktuar per keto qeliza

    Koment nga alma pisku — 4 Korrik, 2012 @ 2:51 pm | Përgjigjuni

  3. Kjo është diqka fantastike, e pa përshkrueshe, falë zotit
    dhe aftësisë mjeksore dhashtë zoti që të ghithë të verbërit të
    shërohen, ta shijojnë driten e diellit si të tjerët

    Koment nga Gani — 23 Janar, 2013 @ 6:32 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: