Astrit Lulushi’s Blog

29 Qershor, 2010

Teknologji e re për trajtimin e problemeve në zemër

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 1:31 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët në spitalet amerikane tani janë duke përdorur një teknologji të re për trajtimin e problemeve në zemër. Gjatë kësaj procedure, një kamerë  mjaft e vogël, me rezolucion të lartë, futet në arteret e zemrës duke përftuar imazhe më të qarta se kurrë më parë. Kjo pajisje e re mund të ndihmojë pacientët me sëmundje në zemër, siç është ky 60 vjeçar, Mak Bailey, i cili para disa javësh pësoi një goditje në zemër. Krejt pa pritur, ai ndjeu në gjoks një shtrëngim të fortë dhe pas 2 minutash u mbulua nga djersët. Ai menjëherë u dërgua në qëndrën spitalore të universitetit të Klevelandit, ku mjekët i vendosën një tub pasi i çbllokuan një prej artereve të zemrës. Për vendosjen e një tubi të hollë, mjekët mbështeten në imazhet e përftuara me procedurën me ulrtratinguj, për të përcaktuar venën e bllokuar.

Por pajisja e re tani ofron një pamje krjetësisht ndryshe që quhet Optical Coherence Tomography ose OCT. Pajisja e miratuar nga agjencia e barnave,  sapo ka filluar të përdoret në spitalet amerikane. Me anë të saj përftohen imazhe duke reflektuar dritë brenda artereve të gjakut. Kjo i mundëson mjekët  të shohin 10 herë më me hollësi gjendjen e brendëshme të artereve dhe të përcaktojnë me saktësi se cili arter ishte bërë shkak për goditje në zemër. Pastaj mjekët vendosin në të tubin e nevojshëm për çbllokimin  dhe lehtësimin e qarkullimit të gjakut në zemër. Përcaktimi i saktë i arterit të bllokuar ka shumë rëndësi, sepse në rast të kundërt tubi mund të vendoset në një tjetër arter, dhe pacienti ka gjasa të pësojë një goditje të dytë në zemër. Ekspertët thonë se megjithëse pamjet e ofruara nga kjo pajisje e re mund të jenë shumë të qarta, kjo lloj tomografie nuk është provuar si më e mirë sesa ajo me ultratinguj. Por për pacientë si Mak Baylei, kjo teknologji e re mund të përmirësojë trajtimin e tij në të ardhmen.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: