Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Tuberkulozi është një nga sëmundjet më infektuese në vendet në zhvillim, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka për qëllim çrrënjosjen e sëmundjes deri në vitin 2015. Tuberkulozi prek çdo vit rreth 10 milionë njerëz, dhe 2 milionë njerëz vdesin. Ekspertët janë të një mendimi se TBC-ja është e shërueshme dhe e parandalueshme. Kjo është një nga arsyet që doktor Lee Reichman themeloi institutin global mbi tuberkulozin si pjesë e Shkollës Mjekësore të Nju Xhersit.
(more…)