Astrit Lulushi’s Blog

1 Korrik, 2010

Një aparat i ri për pacientë me sëmundje në zemër

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 12:01 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Çrregullimet në zemër përbëjnë përbëjnë numrin më të madh të shkaqeve për shtrime në spital. Por një pajisje e re mund të ndikojë që ky numër të pakësohet. Pajisja është mjaft e vogël, por mund të sjellë dobi për më se 1 milionë amerikanë që shtrohen çdo vit në spital për shkak të problemeve kardio-vaskulare. Doktor Uilliam Abraham i universitetit të shtetit Ohajo thotë se aparati i ri është provuar për afro 10 vjet në spitale dhe klinika dhe rezultatet janë mjaft pozitive. Pajisja është një sensor i imët që implantohet nëpërmjet një tubi në arteret pulmonare të zemrës. Kjo procedurë zgjat vetëm 7 minuta. Një herë në ditë, pacienti e kalon këtë pllakë nëpër gjoks, si mënyrë skanimi, e cila regjistron të dhëna rreth presionit në zemër. Të dhënat e mbledhura dërgohen drejtpërdrejt me radio-valë në kompjuterin e mjekut. Nivelet e larta të presionit në zemër mund të jenë të rrezikëshme. Por me këtë pajisje, mjekët e marrin informacionin menjëherë dhe mund të modifikojnë ilaçet shpejt, para se të jetë nevoja për shtrim në spital.

Deri tani, matja e peshës së pacientit ka qënë një prej mënyrave të vemte për mbikqyrjen e pacientëve të tillë. Shtimi i peshës trupore është një simptomë e dështimit të zemrës; dështim zemre quhet gjendja që njeriu provon kur zemra nuk pompon gjak të mjaftueshëm. Ekspertët thonë se ndryshimi i përditshëm i peshës trupore e vështirëson parashikimin e rasteve të dështimit të zemërs. Sipas studimit, pacientët që përdorën pajisjen e re me ndjesorë, gjatë vitit të parë u shtruan në spital 38 përqind më pak sesa pacientët e tjerë që nuk e kishin këtë pajisje.

2 Koment »

  1. Kjo esht metod shume e mire.po sikur pacientet te kishin nga nje monitor.
    lidhja me dr. nepermes kompjutersit esht e veshtire per pacientin.

    Koment nga FATBARDH — 1 Korrik, 2010 @ 8:01 pm | Përgjigjuni

  2. Me sa kuptohet nga shkrimi, lidhja behet elektronikisht nepermjet aparatit. Pacienti nuk ka nevoje te kete kompjuter e as te dergoje informata. Ato shkojne automatikisht ne kompjuterin e klinikes a mjekut te pacientit.

    Koment nga astritlulushi — 2 Korrik, 2010 @ 11:24 am | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: