Astrit Lulushi’s Blog

Korrik 9, 2010

Studim i ri mbi kancerin, stresi i butë zvogëlon tumorin


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas një studimi të kohëve të fundit, minjtë me kancer janë më në gjendje për të luftuar këtë sëmundje kur ata mbahen në mjedise të larmishme e në ndërveprim me minj të tjerë. Edhe pse studimi u krye mes kafshëve, shkencëtarët mendojnë se të dhënat mund të hapin një rrugë të re për trajtimin e kancerit tek njerëzit. Në studim u morrën minj gjenetikisht identikë me tumore kancerozë. Disa minj u vendosën në kafaze, në grupe prej 5 apo më shumë, me ushqim dhe ujë. Ndërsa të tjerët u vendosën në një mjedis më të gjërë e më të larmishëm – deri në 20 minj për kafaz  – me  vende për t’u fshehur, si  dhe rrota a cilindra ku minjtë  mund të luanin.

Studimi u kryesua nga Mathju During i universitetit shtetëror të Ohajos. Doktor During thotë se vetëm pas tre javësh, u vu re se tek minjtë në kafazë të mëdhenj, tumoret ishin zvogëluar 40 për qind; pas 6 javësh turmoret u zvogëluan rreth 80 për qind, ndërsa tek 17 përqind e minjëve tumoret u zhdukën plotësisht.

Eksperimentet vazhduan për disa vite dhe pas shumë analizash, shkencëtarët arritën në përfundimin se sforcimi i butë, jeta aktive dhe ndërveprimet mes minjëve ishin bërë shkak që qelizat yndyrore të ndërprisnin çlirimin e një hormoni të quajtur “leptin”, i cili përshpejton rritjen e kancerit.

Doktor During thotë se  rëndësishmja e këtij studimi është se me këto të dhëna një ditë shkencëtarët mund të përcaktojnë një rrugë të re ku truri të jetë në gjendje të komunikojë me qelizat yndyrore për t’i urdhëruar ato që të ndërpresin çlirimin e hormonit leptin, sepse është veçanërisht ky hormon që nxit dhe ushqen rritjen e kancerit.

Ky studim me kafshë në laborator i ka shtyrë specialistët në fushën e kancerit të mendojnë se një mënyrë jetese në mjedise me aktivitete, ndërthurur me ndërveprime a  shoqëri, mund të jetë i dobishëm edhe për njerëzit që vuajnë nga kanceri.

Studimi i kryesuar nga doktor Mathju During, ku tregohet se si stresi butë i një mjedisi të hapur e aktiv mund të ndërpresë prodhimin e hormoneve që nxisin rritjen e kancerit, u botua në revistën “CELL.”

Advertisements

1 Koment »

  1. Thanks a lot so much, this data has been i’m all over this in my opinion. I will save this page for long term upadtes. Thank you again.

    Koment nga doudoune moncler femme — Gusht 21, 2014 @ 4:58 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: