Astrit Lulushi’s Blog

14 Korrik, 2010

Shqetësime rreth mos vaksinimit të fëmijëve

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:50 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Mes mjekëve ekziston shqetësim në rritje rreth prindërve që nuk vaksinojnë fëmijët e tyre. Ekspertët thonë se shmangja e vaksinave bazë është ide e keqe. Të dhënat e mbledhur nga një studim mbi imunizimin në shkallë vendi, tregojnë se fëmijët e vegjël të cilët nuk janë vaksinuar mund të jenë më të prekshëm nga sëmundjet. Në studim u morrën në shqyrtim rreth nëntë mijë fëmijë të moshave nga 19 muaj deri në 3 vjeç.
Mes vaksinave bazë që rekomandohen nga mjekët pediatër janë ato kundër difterisë, tetanozit, kollës së mirë, rubeolës, fruthit. meningitis, poliomelitit dhe hepatitit B.
Nga viti 2003 deri më 2008, numri i prindërve që vonuan ose nuk pranuan vaksinimin e fëmijëve të tyre u rrit nga 22 përqind në 39 përqind. Kjo erdhi si pasojë e arsyeve të ndryshme, si p.sh. kur fëmija ishte i sëmurë; kur prindërit mendonin se vaksinat ishin të shumta; dhe dyshimet rreth efektshmërisë dhe shqetësimeve mbi pasojat anësore, përfshi autizmin.

Studimi arrin në përfundimin se punonjësit e shëndetit publik duhet të sigurojë më shumë materiale edukativë rreth vaksinave dhe të kontaktojnë rregullish prindërit që ngurrojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: