Astrit Lulushi’s Blog

27 Korrik, 2010

Kërkohen fonde për prova klinike të një vaksine kundër kancerit të gjirit

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 12:56 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një grup shkencëtarësh po i kërkon Kongresit të miratojë më shumë fonde në mënyrë që një vaksinë kundër kancerit në gji të provohet edhe tek njerëzit. Mjekët nga klinika e Clevelandit në Ohajo thonë se vaksina e tyre ka penguar kancerin tek  minjtë në laborator, por ata nuk janë në gjendje të fillojnë provat klinike në njerëz për arsye se u mungojnë fondet. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kanceri i gjirit është kanceri i dytë më i zakonshëm tek femra. Kur kanceri i gjirit është në faza të avancuara,  mund të jetë e vështirë për t’a kuruar. Kur kanceri ndalet ose zhduket, ai shpesh rishfaqet vite më vonë.

Kërkimet shkencore mbi një vaksinë për të parandaluar kancerin e gjirit deri tani kanë qenë të pasuksesshme.

Kohët e fundit shkencëtarët nga Klinika e Klevelandit Clinic në Ohajo njoftuan se nëpërmjet një vaksine kishin ndaluar rritjen e tumoreve të kancerit të gjirit në një grup minjsh.

Tani doktor Vincent Tuohy dhe kolegët e tij janë duke i kërkuar Kongresit një fond prej 6 milionë dollarësh për të zhvilluar një vaksinë për prova në njerëz.  Doktor Vincent thotë se vaksina është projektuar për të parandaluar kancerin e gjirit. Vaksina përqëndrohet në përgjigje imunologjike ndaj një proteine që shfaqet më qartë tek tumoret e gjirit.

Proteina quhet alfa-lactalbumin. Ajo gjendet në qumështin e femrave të shëndetshme kur ato janë në fazë të vonë të shtatëzanisë ose në periudhën e dhënies së gjirit. Koha tjetër kur kjo proteinë shfaqet është gjatë formimit të qelizave të kancerit të gjirit. Në provat klinike të vaksininimit do të përfshiheshin  40 gra me rrezik të rrezik të lartë për kancer në gjirit dhe gra me pak gjasa për shtazënie.

Gjatë konferencës për shtyp në Uashington, ligjvënësja Debbie Wasserman Schultz, e mbijetuar nga kanceri i gjirit, u zotua të ndihmojë për sigurimin e fondeve që kjo vaksinë të provohet klinikisht tek njerëzit.

Nëse provat klinike janë të suksesshme, Dr Vincent Tuohy parashikon që vaksina mund të jetë gati për përdorim pas afro 10 vjetësh.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: