Astrit Lulushi’s Blog

Korrik 27, 2010

Tuberkulozi, vazhdon të jetë sëmundje tabu

Filed under: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 1:02 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Tuberkulozi është një nga sëmundjet më  infektuese në vendet në zhvillim, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka për qëllim çrrënjosjen e sëmundjes deri në vitin 2015.  Tuberkulozi prek çdo vit rreth 10 milionë njerëz, dhe 2 milionë njerëz vdesin. Ekspertët janë të një mendimi se TBC-ja është e shërueshme dhe e parandalueshme. Kjo është një nga arsyet që doktor Lee Reichman themeloi institutin global mbi tuberkulozin si pjesë e Shkollës Mjekësore të Nju Xhersit.
Kur njerëzit me tuberkuloz kolliten, teshtijnë ose edhe kur flasin, ata lëshojnë baktere të tuberkulozit në ajër.  DR. Lee Reichman thotë se tuberkulozi përhapet më lehtë kur njerëzit qëndrojnë për një kohë relativisht të gjatë afër njëri tjetrit në mjedise të mbyllura si në autobusë, aeroplanë, trena udhëtarësh. Në vende të pasura dhe ato të varfërve, tuberkulozi duket se bashkë-ekziston me virusin HIV që shkakton Sida-n. Por problemi është se në vende të varfra, personi e ka të vështirë të trajtohet kundër tuberkulozit, kryesisht për shkak të numrit të pakët të klinikave, dhe edukatës së pamjaftueshme shëndetësore. Në disa vende turberkulozi shikohet edhe si tabu, dhe jo rrallë personat e prekur i shmangen kontrollit a diagnostikimit nga mjeku.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: