Astrit Lulushi’s Blog

Gusht 31, 2010

Një analizë e re për pacientët që presin për transplantim të zemrës

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 3:09 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Jeta pritet të bëhet më e lehtë për pacientë që presin për transplantim të zemrës. Një studim i ri tregon se analizat e gjakut mund të zëvendësojnë analizat e deritanishme me biopsi para transplantimit për të përcaktuar nëse zemra e re do të pranohet ose refuzohet nga organizmi i pacientit.
Rreth 30 për qind e pacientëve me zemër të transplantuar përjetojnë të paktën një rast refuzimi të organizmit në vitin e parë pas transplantimit. (more…)

Advertisements

Studim; kreatina për pacientët me sëmundje në zemër

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 3:04 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kreatina është një aminoacid që shpesh sportistët marrin në formë tabletash për të shtuar muskujt e tyre. Gjatë një studimi në Britani, shkencëtarët vendosën për t’u dhënë kreatinë edhe disa pacientëve me probleme në zemër për të parë nëse gjendja e tyre do të përmirësohej më shpejtë. Kreatina gjendet natyrshëm në ushqime, sidomos në mish. Pacientët me probleme kardiake ndonjëherë kanë muskuj të dobët, dhe shkencëtarët menduan se kreatina mund të përmirësojë shëndetit. (more…)

Melanoma metastazike, përpjekje për mënyra të reja trajtimi

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 2:59 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në vitin 2009, në Shtetet e Bashkuara u diagnostikuan më shumë se 68 mijë raste të reja të kancerit të lëkurës Melanoma metastazike. Ky lloj kanceria kur fillon të përhapet  është i vështirë për t’u trajtuar. Por një mënyrë e re trajtimi tregon se tumori i melanomës u zvogëlua shumë tek 80 për qind e pjesmarrësve në studim. Rezultatet u publikuan në Revistën Mjekësore të Nju Englandit. (more…)

Gusht 29, 2010

Intervistë me Imam Shuajb Gergurin, Qendra Islamike Shqiptare në Harper Woods afër Detroit

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Në kohë të vështira ekonomike, duket sikur shtohet edhe numri i njerëzve që u drejtohen institucioneve fetare, për ndihmë, këshillë e shpresë. Qendra islamike shqiptare në Harper Woods, e vendosur që prej viti 1962 në  periferi të një zone industriale siç ështe Detroiti, e provon këtë dukuri, sa herë që ndodh ndonjë ngadalësim ekonomik. Por kryetari i kësaj qendre, Imam Shuajb Gerguri thotë se shtimi i antarëve të xhamisë këto dy vitet e fundit është rrjedhim edhe i ardhjes së emigrantve të rinj. Në një bisedë me kolegun Astrit Lulushi, imam Gerguri foli edhe rreth çështjeve  që shqetësojnë besimtarët myslimanë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Ai u ndal në çështjen e ferexheve në shkolla, në mosmarrëveshjet mes komunitetit mysliman në Maqedoni dhe çështjen e debatueshme në Amerikë për ngritje ose jo të një xhamije pranë vendit të sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork. (shiko  intervisten)

Gusht 27, 2010

Shqiptarët në Detroit, 100 vjetori i Nënë Terezës

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kisha katolike shqiptare e Shën Palit në Rochester Hills, afër Detroit, organizoi dje pas dite (26 gusht) veprimtari kulturore e fetare për nder të Nënë Terezës në 100 vjetorin e lindjes. Veprimtaritë u shoqëruan me një konferencë akademike ku studiues, historianë e teologë ritheksuan vlerat humaniste e fetare të kësaj figure botërore. Gjithashtu, që prej ditës së djeshme, një shtatore e Nënë Terezës përkrah shtatores së Skënderbeut, qëndron tashmë në hyrje të oborrit të  kishës.Veprimtaritë në kuadër të Vitit të Nënë Terezës shënuan kulmin dje në 100 vjetorin e lindjes së saj. Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910, por biografët thonë se ajo vetë parapëlqente të nesërmen, 27 gushtin, kur u pagëzua në kishën katolike shqiptare të Shkupit. (more…)

Gusht 24, 2010

Protezë që zgjatet bashkë me kockën

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një pajisje e re mjekësore ndihmon një paciente me kancer në kockë. Një klinikë në Teksas ka shpikur një protezë e cila zgjatet me ndihmën e një aparati elektromagnetik. Kjo pajisje vlen veçanërisht për pacientë fëmijë si në materialin në vazhdim. 9 vjeçarja, Morgan LaRue kishte ëndërrat e saj. Ajo donte të luante baskeboll. Kjo ishte dëshira e saj deri vitin e kaluar kur u diagnostikua me kancer në kockë. Prej asaj kohe, mjekët filluan trajtimet me kimoterapi dhe operacion. (more…)

Zemërimi prek shëndetin e zemrës

Filed under: Kulture,Mjekesi,Psikologji — astritlulushi @ 12:42 pm
Tags: , , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

“Para se të nevrikoseni, mendoni për shëndetin tuaj”. Ky është  rekomandimi që bëjnë autorët e një studimi, ku thuhet se  zemërimi mund të jetë i keq për shëndetin po aq sa niveli i lartë i kolesterinës dhe pirja e duhanit. Të gjithë kanë një pikë shpërthimi si në rastet kur një njeri mbetet i bllokuar në trafik, ndërsa koha kalon dhe ai/ajo duhet të jetë patjetër diku. Po kur në mes të punës bllokohet celulari a kompjuteri? (more…)

Gusht 17, 2010

Fëmijët; sa më pak TV, aq më të ditur

Filed under: Kulture,Psikologji,sociologji — astritlulushi @ 1:55 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas një studimi në fushën e arsimit parashkollor, fëmijët e mitur që shpenzojnë shumë orë përpara televizorit, kur rriten e shkojnë në shkollë, tek ata vihen re probleme në sjellje dhe dobësi në lëndë të ndryshme. Fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë duke parë televizor mund të vuajnë pasoja negative dhe afatgjate. (more…)

Mbipesha gjatë shtazënisë ndikon tek foshnjet

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:49 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mbipesha tek gratë shtatzëne ndikon tek foshnjet

Ndërsa përpjekjet për parandalimin e mbipeshës trupore vazhdojnë, një studim i ri tregon se një nënë mbipeshë afekton foshnjen gjatë lindjes dhe jetës. Sipas studimit, një fëmijë që lind mbipeshë ka më shumë gjasa të jetë i tillë edhe kur të rritet. (more…)

Ushqimet me kripë; shumë të shijëshme, por pak të shëndetëshme

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:43 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sanduiçet me mish dhe djathë me pak yndyrë mendohet se janë ushqime të shëndetëshme. Prandaj edhe Uest Morgan as që e lexon etiketën ku tregohet sasia e sodiumit. Kripa i bën ushqimet më të shijëshme dhe  më të durueshme ndaj kohës.Por ushqimi i kripur nxit edhe presionin e gjakut. qët mund të çojë në goditje në zemër dhe probleme të tjera të rënda shëndetësore. (more…)

Faqja Pasuese »

Blog te WordPress.com.