Astrit Lulushi’s Blog

3 Gusht, 2010

Projekt për zbërthimin e kodit gjenetik familjar

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 1:22 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Përparimet në shkencë sjellin ndryshime në stilin e jetesës, madje edhe në e mënyrën e të menduarit rreth jetës. Për shembull, nëse një njeri di gjithçka rreth përbërjes së vet gjenetike, ai mund të parashikojë se nga çfarë lloj sëmundjesh rrezikohet dhe kështu ndryshon stilin e jetesës ose përpiqet për të gjetur një kurë para se të sëmuret. Dhe kërkimet në këtë drejtim kanë filluar, ndonëse privatisht.  Ky projekt është ndërmarë nga familja West, e përbërë nga John, Judy, Anne dhe Paul. Ata e shohin veten si nismëtarë në këtë fushë, duke shpenzuar rreth 200 mijë dollarë për hartimin e kodit gjenetik të të gjithë familjes.

Për këtë, Westët ndjehen të lumtur si një nga familjet e para që kanë të plotë sekuencën e gjenomit. “Kjo ngjan sikur të jesh njeriu i parë që ke telefon, por nuk ke me kë të flasësh”, thotë Judy West.

Qëllimi e familjes është për të çuar përpara shkencën duke zbërthyer informatat personale mjekësore që do të hapnin rrugën për jetë më të shëndetshme.

Sekuenca e gjeneve është një zhvillim i ri dhe nuk ka program që të deshifrojë të dhënat. Por familja West po punon në këtë drejtim. Anne 17 vjeçare ka deshifruar kodin mjekësor në një tabelë në kompjuter dhe ka mësuar se disa ushqime asaj nuk i bëjnë mirë,  kështu që ajo i shmang.

Francis Collins, Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit thotë se disa njerëz ndoshta nuk duan të dijnë se në të ardhmen do të preken të sëmundjeve të tilla si Alzheimer.  Por Paul Uest mendon se ai nuk shqetësohet për këtë sepse nëse tani mëson se në të ardhmen do të prekej nga Alzheimeri, ai mund t’i hyjë studimeve në këtë fushë e mund të gjejë një kurë për sëmundjen.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: