Astrit Lulushi’s Blog

3 Gusht, 2010

Udhëzime të reja për luftën kundër morrave

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:29 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Morrat e kokës mund të sjellin shqetësime të shumta për prindërit dhe fëmijët për shkak të mungesave nga shkolla, si dhe kohës dhe paratë që nevojiten për trajtimin e tyre. Akademia amerikane e Pediatrisë njoftoi kohët e fundit zhvillime dhe  udhëzime të reja për identifikimin dhe trajtimin e morrave. Morrat e kokës janë insekte parazitë që kanë shoqëruar njerëzve që prej kohëve të lashta. Ato vazhdojnë t’u përshtaten ilaçeve të reja duke u bërë rezistent ndaj tyre. Akademia Amerikane e Pediatrisë diskutoi kohët e fundit mbi zhvillimet e reja në luftën kundër morrave dhe bëri disa ndryshime në udhëzimet se si duhet vepruar për diagnostikimin dhe trajtimin e tyre

Që nga viti 2002, punonjësit e shëndetësisë kanë përdorur një pajisje të quajtur Lousebuster, e cila i sulmon morrat me ajër të nxehtë për 30 minuta. Një studim tregon se kjo mënyrë trajtimi vret a mbyt 80 përqind të morrave dhe shkatërron 100 përqind vezët e tyre. Në prill të vitit 2009, Administrat e Ushqimeve dhe Barnave miratoi përdorimin e alkoholit Benzyl kundër morrave tek fëmijët mbi moshën 6 muajsh. Ndërsa një studim në vitin 2004 ka treguar se lyerja e kokës me një lloj vazeline është mjaft efektive në largimin e morrave dhe shkatërrimin e vezëve të tyre.

Kundër morrave përdoren edhe disa lloj shamposh. P.sh., përdorimi i shampove që përmbajnë 1 përqind insekticid Lindane ka ngritur shqetësime vitet e fundit për shkak të efekteve negative në sistemin nervor qendror, duke shkaktuar edhe ethe. Akademia amerikane e Pediatrisë ka rekomanduar ndalimin e përdorimit të shampove që përmbajnë 1 përqind Lindane. Ndërkohë, biznesi i luftës kundër morrave në Shtetet e Bashkuara është vlerësuar në 1 miliardë dollarë. Dhe lufta kundër këtij insekti parazit vazhdon.

3 Koment »

  1. nese keni mundesi te me tregoni se qka duhet te perdori per heqjen e morrave ju lutem te me tregoni sa me thjesht nje ilaq

    Koment nga saranda — 13 Shtator, 2010 @ 8:11 pm | Përgjigjuni

  2. valla morrat jon ma mir mos vet per ta, kurse une nuk kam pasur ndonje her dhe them sipas meje me mir edhe qe sa me shum ti krehni folket aty ku je kruhet dhe ti lagni atoo..

    Koment nga anonime — 25 Dhjetor, 2012 @ 10:17 am | Përgjigjuni

  3. Un kam sum mrra me qfar duhet ti laj floket qe teme hiqen

    Koment nga anita — 15 Tetor, 2015 @ 6:55 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: