Astrit Lulushi’s Blog

17 Gusht, 2010

Fëmijët; sa më pak TV, aq më të ditur

Filed under: Kulture,Psikologji,sociologji — astritlulushi @ 1:55 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas një studimi në fushën e arsimit parashkollor, fëmijët e mitur që shpenzojnë shumë orë përpara televizorit, kur rriten e shkojnë në shkollë, tek ata vihen re probleme në sjellje dhe dobësi në lëndë të ndryshme. Fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë duke parë televizor mund të vuajnë pasoja negative dhe afatgjate. Ekspertë nga SHBA dhe Kanadaja morrën në shqyrtim më shumë se 1 mijë e 300 fëmijë të moshës para-shkollore për të përcaktuar nëse Televizori ndikon në sjellje, në stilin e jetesës dhe në suksesin e tyre akademik në të ardhmen.

Për çdo orë të shpenzuar duke parë televizor, mesatarisht 9 orë në javë, tek këta fëmijë u shfaqën shumë probleme. Në klasën e katërt tek ata u vu re – rënie 7% në angazhimin në mësim – rënie 6% në arithmetikë  – një rritje 10% në mosbindje, ngacmim e grindje të ndryshe me moshatarët në klasë.Tek këta fëmijë gjithashtu u vu re një rënie 9% në aktivitetin e përgjithshëm fizik, ndërsa treguesi i masës së trupit tek ata u rrit 5%.

Studimi nuk provon se televizori është fajtor, por vetëm vë në dukje një lidhje midis kohës së kaluar duke shikuar televizor dhe treguesve të zhvillimit në fëmijërinë e herëshme.

Ekspertët thonë se fëmijët mund të rriten për të qenë të ditur, më aktivë dhe më të shëndetshëm në qoftë se  shpenzojnë më pak kohë duke parë televizor në moshë të mitur.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: