Astrit Lulushi’s Blog

17 Gusht, 2010

Ushqimet me kripë; shumë të shijëshme, por pak të shëndetëshme

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:43 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sanduiçet me mish dhe djathë me pak yndyrë mendohet se janë ushqime të shëndetëshme. Prandaj edhe Uest Morgan as që e lexon etiketën ku tregohet sasia e sodiumit. Kripa i bën ushqimet më të shijëshme dhe  më të durueshme ndaj kohës.Por ushqimi i kripur nxit edhe presionin e gjakut. qët mund të çojë në goditje në zemër dhe probleme të tjera të rënda shëndetësore. Administrata e Ushqimeve dhe Barnave njoftoi kohët e fundit një plan 10 vjeçar për të pakësuar sodiumet dhe natriumet në ushqimet e paketuara dhe në restorante, pas propozimeve nga një komision shkencor. Por masat për kufizimin e kripës në ushqime nuk kanë ndonjë fuqi ligjore.

Dr. Bob Rubin, anëtar i komisionit shkencor,  parapëlqen paksimin gradual të sasisë së sodiumit dhe kripës që përdoret në ushqimet në restorane. Ai mendon se çështje të tilla nuk mund të zgjidhen me vendime të prera dhe as me pakësime të menjëherëshme, sepse konsumatorët do ta ndjenin menjëherë ndryshimin e shijes me të cilën janë mësuar dhe ushqimi i ri me pak kripë nuk do t’u pëlqente.

Amerikanët konsumojnë mesatarisht 3500 milligramë natrium në ditë. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo sasi është rreth 50 për qind më shumë sesa trupi ka nevojë.

Mjekët thonë se njerëzit 40 vjeç e sipër ose ata që kanë tension të lartë nuk duhet të konsumojnë më shumë se 1500 milligramë sodium në ditë. Ndërsa të rriturit e tjerë nuk duhet të konsumojnë më shumë se rreth 2300 miligram në ditë.

Shumë amerikanë pranojnë se problemi i kripës duhet të trajtohen dhe njerëzit duhet të ndërgjegjësohen rreth dëmeve që sjell konsumimi i ushqimeve me shumë kripë. Skeptikët thonë se pakësimi i kripës në ushqime do të jetë një detyrë e vështirë. Industrisë ushqimore do t’i duhet të ndryshojë shumë prej proceseve të përpunimit të ushqimeve që, edhe me pak kripë, ato të mbeten të shijëshme, të shëndetëshme dhe të freskëta.

3 Koment »

  1. Needing to evaluate her email, Sara drove towards the public library.
    You ought to choose an exercise you appreciate
    or you will discover any reason in the guide not to do it.
    It will likely be interesting to see what interpretation with the character will be coming for all of us with all the new movie.

    Koment nga www.osc29.mex.tl — 13 Nëntor, 2014 @ 12:05 am | Përgjigjuni

  2. Hi my lovrd one! I wish to say thaqt this article
    is awesome, great written and include almost all vital
    infos. I would like to peer extra posts like this .

    Koment nga www.dietcontrunggiare.net — 14 Mars, 2015 @ 1:43 pm | Përgjigjuni

  3. I blog frequently and I truly thank you for your information.

    This great article has truly peaked my interest. I’m going to bookmark your website and keep checking for new information about once per week. I subscribed to your RSS feed as well.

    Koment nga gay — 24 Nëntor, 2015 @ 4:38 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: