Astrit Lulushi’s Blog

24 Gusht, 2010

Protezë që zgjatet bashkë me kockën


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një pajisje e re mjekësore ndihmon një paciente me kancer në kockë. Një klinikë në Teksas ka shpikur një protezë e cila zgjatet me ndihmën e një aparati elektromagnetik. Kjo pajisje vlen veçanërisht për pacientë fëmijë si në materialin në vazhdim. 9 vjeçarja, Morgan LaRue kishte ëndërrat e saj. Ajo donte të luante baskeboll. Kjo ishte dëshira e saj deri vitin e kaluar kur u diagnostikua me kancer në kockë. Prej asaj kohe, mjekët filluan trajtimet me kimoterapi dhe operacion. Por nëse nuk i nënshtrohet një ndërhyrjeje tjetër, ajo ndeshet me gjasat për më shumë operime të tjera. Morgan duhet t’i nënshtrohet operimit çdo 6 muaj sepse proteza metalike e vendosur për të zevendësuar pjesën e këmbës, del jashtë përdorimit ndërsa kockat e saj rriten.

Dhe pajisja e re ofron një alternativë tjetër shumë më të mirë. Alec McKnight, autori i shpikjes, thotë se kjo pjesë metalike që përbën shtesën e kockës rritet krahas rritjes së konckës. Proteza e implantuar në këmbë mund të zgjatet pa ndërhyrje kirugjike sepse pajisja punon me një magnet. Brenda këmbës së Morgan është vendosur një magnet dhe një kuti ingranazhesh. Kur Morgan e vendos këmbën brenda këtij elektro-magneti në formë cilindri, atje krijohet një fushë magnetike e cila vë në lëvizje magnetin e vogël brenda këmbës, i cili vë në lëvizje ingranazhet që zgjasin protezën gradualisht. Për çdo 4 minuta që këmba mbahet në cilindër, proteza zgjatet 1 milimetër. Pacienti nuk ndjen asnjë dhimbje. Mjekët thonë se duke shmangur operimet e shpeshta që nevojiten në raste të tilla, pajisja e re i mundëson kësaj vajze të bëjë jetën që do, të merret me sport, të vrapojë e të ngasë biçikletën.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: