Astrit Lulushi’s Blog

31 Gusht, 2010

Melanoma metastazike, përpjekje për mënyra të reja trajtimi

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 2:59 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në vitin 2009, në Shtetet e Bashkuara u diagnostikuan më shumë se 68 mijë raste të reja të kancerit të lëkurës Melanoma metastazike. Ky lloj kanceria kur fillon të përhapet  është i vështirë për t’u trajtuar. Por një mënyrë e re trajtimi tregon se tumori i melanomës u zvogëlua shumë tek 80 për qind e pjesmarrësve në studim. Rezultatet u publikuan në Revistën Mjekësore të Nju Englandit.
Më shumë se 8600 amerikanë vdiqën nga melanoma vitin e kaluar. Melanoma metastazike  njihet si një kancer me shumë pak mundësi për t’u trajtuar.  Studimi, megjithëse jo mjaft i gjërë, tregoi se një terapi të re e quajtur PLX4032, e zvogëlon tumorin në mënyrë të dukëshme tek 80 përqind e pacientëve me Melanomë metastazike në  fazë të avancuara.

Ekspertët thonë se heqja e kancerit të lëkurës në fazën fillestare zakonisht ofron prognoza të mira, por kur tumori fillon të përhapet, shanset e pacientëve për të mbijetuar janë të pakta.

Shkencëtarët pranë institutit Sloane Kettering për kërkime në fushën e kancerit thonë se rezultatet e studimit janë mbresëlënës, por është herë të thuhet nëse trajtimi do të ketë efekte afatgjate. Ata thonë se deri tani janë zhvilluar dy faza a seanca trajtimi dhe ata ndodhen në përgatitjet e fundit për fazën e tretë përcaktuese.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: