Astrit Lulushi’s Blog

12 Gusht, 2010

Sëmundja Alzheimer dhe diagnostikimi

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dihet se me gjithë përpjekjet dhe përparimet në shkencë,  Alzheimeri vazhdon të jetë një sëmundje e pashërueshme. Ky është një problem. Problemi tjetër kryeresor është se kjo sëmundje gjithashtu nuk mund te parashikohet. Shenjat nëse një pacient ka Alzheimer ose jo, mjekët mund t’i dallojnë vetëm gjatë autospisë, pas vdekjes së pacientit. (more…)

10 Gusht, 2010

Telemjekësisa ndihmon fëmijët irakianë

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 2:03 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët në Qendrën për shëndetësore në Tulsa të Oklahomës janë duke përdorur telemjekësinë për të ndihmuar fëmijët në Irak. Mjekët në spitalin e dytë më të madh në Irak tani bashkëveprojnë me mjekët nga Qendra Mjekësore  në Tulsa. Takimi video është i pari në kuadër të një plani të ri për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve pacientë në Irak. Mjekët përdorin telemjekësisë për të shkëmbyer idetë dhe ekspertizën që shpesh mungon në vendin e rrënuar nga lufta. (more…)

Trajtimi i sëmundjes së Parkinsonit

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:00 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pacientët me sëmundjen e parkinsonit në shkallë të avancuar që trajtohen njëkohësisht me barna dhe operim të quajtur “stimulim i thellë i trurit”, kanë një cilësi më të mirë të jetës, Por ky operacion nuk është pa rrezik.  Sëmundja e parkinsonit, është një çrregullim i dëmshëm i sistemit nervor. Viktimat preken nga dridhje të trupit, ngërçe të muskujve, humbasin aftësive motorike, dallohen për sjellje të paqëndrueshme, mundohen të flasin por nuk munden dhe çdo gjë i duket e panjohur. (more…)

Zemra dhe Truri

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:57 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri tregon një lidhje midis shëndetit të zemrës dhe të trurit. Rezultatet tregojnë se njerëzit, zemra e të cilëve pompon pak gjak, shfaqin shenja të një truri të plakur.  Një zemër e shëndetshme mund të ndihmojë në ngadalësimin e plakjes së trurit. Një studim i ri nga shkencëtarë në Universitetin e Bostonit, Shkolla e Mjekësisë, konstatoi se truri i një personi moshohet më shpëjtë, kur zemra e tij pompon më pak gjak. (more…)

3 Gusht, 2010

Udhëzime të reja për luftën kundër morrave

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:29 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Morrat e kokës mund të sjellin shqetësime të shumta për prindërit dhe fëmijët për shkak të mungesave nga shkolla, si dhe kohës dhe paratë që nevojiten për trajtimin e tyre. Akademia amerikane e Pediatrisë njoftoi kohët e fundit zhvillime dhe  udhëzime të reja për identifikimin dhe trajtimin e morrave. Morrat e kokës janë insekte parazitë që kanë shoqëruar njerëzve që prej kohëve të lashta. Ato vazhdojnë t’u përshtaten ilaçeve të reja duke u bërë rezistent ndaj tyre. (more…)

Faktor i ri për kancerin në stomak

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 1:25 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shtimi i pa shpjegueshëm i rasteve të kancerit të stomakut i nxisin shkencëtarët të cilët bëjnë thirrje për më shumë studime. Kanceri i stomakut është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, dhe renditet i dyti mes kancereve me të paktën 800.000 vdekje në vit në të gjithë botën. Por në Shtetet e Bashkuara, numri i rasteve me kancer në stomak ka qenë në rënie, me përjashtim mes një grupi racor. (more…)

Projekt për zbërthimin e kodit gjenetik familjar

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 1:22 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Përparimet në shkencë sjellin ndryshime në stilin e jetesës, madje edhe në e mënyrën e të menduarit rreth jetës. Për shembull, nëse një njeri di gjithçka rreth përbërjes së vet gjenetike, ai mund të parashikojë se nga çfarë lloj sëmundjesh rrezikohet dhe kështu ndryshon stilin e jetesës ose përpiqet për të gjetur një kurë para se të sëmuret. Dhe kërkimet në këtë drejtim kanë filluar, ndonëse privatisht.  (more…)

« Faqja e Mëparshme

Blog te WordPress.com.