Astrit Lulushi’s Blog

25 Shtator, 2010

Biznesi shqiptar ne Amerike, krahas zhvillimeve teknologjike

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Harta e biznesit shqiptar në Amerikë ka ndryshuar dukshëm. Para viteve ’90, shqiptarët i shihje më shpesh në biznese ushqimore, si restorante, kjoska, ose në tregun e pasurive të patundshme. Rrënia e komunizmit dhe hapja e dyerve të vendit (Shqipërisë) për udhëtime lirisht në botën e jashtme përkoi gjithashtu me ndryshimet rrenjesore në teknologjinë e informacionit ku pa internet, kompjuter portativ e telefon celular sot as mund të mendohet.  (more…)

23 Shtator, 2010

Presidenti Topi në SHBA: Diaspora duhet të jetë më e bashkuar

Filed under: Diaspora,Feja,Histori,Kulture,sociologji — astritlulushi @ 5:54 am

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shteti i Miçiganit i ofroi Presidentit Bamir Topi nderime të larta. Dje (22  shtator) Qyteti Harper Woods i dha atij çelsin e qytetit, guvernatori i Miçiganit i dërgoi mesazh mirëseardhjeje, ndërsa anëtari i Kongresit amerikan, përfaqësues i shtetit të Michiganit, e falenderoi për këtë vizitë. Ndalesën e pare, presidenti  e bëri në Qendrën Islame Shqiptare në Harper Woods, afër Detroitit. Imami i kësaj qendre, Shuajb Gerguri e nderoi presidentin Topi me cmimin e jashtëzakonshëm “Vehbi Ismaili”. (more…)

21 Shtator, 2010

Heqja e dhjamit pa nderhyrje kirurgjike

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:32 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Agjencia për kontrollin e cilësisë së ushqimeve dhe barnave miratoi kohët e fundit një mënyrë të re, jo kirurgjike, për heqjen e dhjamit nga trupi. Ekspertët thonë se kjo mënyrë nuk është për uljen e peshës trupore, por  vetëm për heqjen e dhjamit nga pjesë të trupit të cilat nuk reagojnë ndaj ushtrimeve fizike. Nick Katinazzo i është nënshtruar kësaj procedure. Ai është tepër i kënaqur me rezultatin. (more…)

Dieta kundër hipertensionit, parandalon gurët në veshka

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:30 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Numri i njerëzve që përjetonë gurë në veshka ka ardhur duke u rritur në Shtetet e Bashkuara gjatë 30 viteve të fundit. Ndërsa mjekët nuk janë të sigurt përse ka ndodhur kjo rritje, një studim i ri ka gjetur se një dietë e njohur për të ulur presionin e gjakut duket se zvogëlon edhe rrezikun ndaj gurëve në veshka.  Dieta kundër hipertensionit është e pasur me fruta, perime, arra e bulmet, dhe përmban pak mish dhe pak pije të ëmbla. (more…)

20 Shtator, 2010

Da Vinçi, ku shkenca dhe arti bashkohen

Filed under: Art,Feja,Histori,Kulture,Mjekesi,Shkence,sociologji,Teknologji — astritlulushi @ 6:17 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Nje nga vizatimet më të famshme të Leonardo da Vinçit – Njeriu Vitruvian – është cilësuar si shembull i përpjekjeve për të bashkuar matematikën, artin dhe shkencën. “Njeriu Vitruvian” është skicë e hollësishme e trupit të njeriut, e vizatuar në qendër të një katrori dhe rrethi, me krahet dhe këmbët e shtrira. Krahët dhe këmbët prekin skajet e katrorit dhe rrethit duke treguar stërgjatje, si per të lënë të kuptohet se njeriu sfidon cdo ndrydhje dhe është i prirur te kapërcejë cdo kufi, sapo nje kufizim i vendoset.  (more…)

14 Shtator, 2010

Çokollata; shkak apo pasojë e depresionit?

Filed under: Kulture,Mjekesi,Psikologji — astritlulushi @ 2:56 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Është menduar se çokollata ka efekt misterioz dhe kjo mund të jetë e vërtetë, sepse shkencëtarët tani e lidhin çokollatën me depresionin, por nuk e dinë nëse ajo vepron si shkak apo pasojë. Studimet kanë treguar se çokollata, veçanërisht e errët, mund të jetë e mirë për zemrën dhe për uljen e tensionit të gjakut. Por një raport i publikuar në Arkivat e Mjekësisë thote se ngrënia me shumicë e çokollatës mund të ketë lidhje me depresionin. (more…)

Gratë; pas moshës së mesme shtohet rreziku për sëmundje në zemër

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:52 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në një shkrim të botuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë thuhet se gratë në moshë mesatare priren të kenë më pak gjasa sesa burrat për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Por gjasat e grave rriten ndjeshëm pas moshës së mesme. Studimi i ri tregon se shenjat paralajmëruese mund të zbulohet me një analizë të thjeshtë gjaku.
(more…)

Duhani, por edhe alkoholi mund të shkaktojë kancer

Filed under: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 2:47 pm

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Kohët e fundit, gjatë një bisede në programin televiziv të Dejvid Letterman, aktori Michael Douglas tha se ishte diagnostikuar me  kancer në grykë dhe se kanceri ndodhej në fazën e katërt. Kjo është faza më e avancuar e kancerit, kur tumori është zmadhuar dhe mund të përhapet. Douglas thotë se që në fillim të verës ai ishte vizituar herë pas here tek mjeku duke u ankuar për ngjirje zëri e dhimbje grykësh, por kanceri mbeti i pazbuluar për disa javë deri sa në gjuhë iu shfaq një tumor me madhësinë e një arre. (more…)

13 Shtator, 2010

Matja e pjekurisë së trurit

Filed under: Kulture,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 12:59 pm

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Ndërsa truri zhvillohet, edhe lidhjet e neuroneve ndryshojnë. Shkencëtarët thonë se tani  mund t’i shohin këto lidhje nëpërmjet një skanimi me MRI, siç quhet shkurtimisht aparati i Imazheve me Rezonancë Magnetike. Nëpërmjet imazheve, shkencëtarët mund të dallojnë ndryshimet në të gjithë rrjedhjen e gjakut në tru, dhe mënyrën sesi pjesë të ndryshme të trurit punojnë së bashku. (more…)

7 Shtator, 2010

Tingëllimi kronik dhe telefoni celular

Filed under: Kulture,Mjekesi,Psikologji,Shkence,sociologji — astritlulushi @ 1:48 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Rreth 10 deri 15 për qind e njerëzve në botën e industrializuar vuajnë nga zhurma kronike, një tingëllim konstant metalik dhe shumë shqetësues në vesh. Shkencëtarët e lidhin këtë gjendje me përdorimin e telefonit celular. Të folurit shumë në telefon celular  mund të shoqërohet me  dyfishimin e rrezikut që personi të preket nga tingëllimi kronik në vesh, thuhet në një studim që u botua kohët e fundit në revistën Shkenca mjedisore. (more…)

Faqja Pasuese »

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.