Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Shkencëtarët kanë gjetur një lidhje midis vitaminës D dhe disa sëmundjeve gjenetike, duke shtuar në këtë grup të dhënash se mungesa e vitaminës D mund të jetë një faktor rreziku për diabet, kancer dhe sëmundje të tjera. Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar të dhëna të shumta se sasia e pamjaftueshme e vitaminës D në organizëm – pasojë e dietës së varfër ose mos qëndrimit mjaftueshëm në diell – krijon për individët rrezik të madh ndaj një numri sëmundjesh. (more…)