Astrit Lulushi’s Blog

2 Shtator, 2010

Studim; Mungesa e vitaminës D shkak për diabet, kancer e sëmundje të tjera


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët kanë gjetur një lidhje midis vitaminës D dhe disa  sëmundjeve gjenetike,  duke shtuar në këtë grup të dhënash se mungesa e vitaminës D mund të jetë një faktor rreziku për diabet, kancer dhe sëmundje të tjera.  Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar të dhëna të shumta se sasia e pamjaftueshme e vitaminës D në organizëm – pasojë e dietës së varfër ose mos qëndrimit mjaftueshëm në diell – krijon për individët rrezik të madh ndaj një numri sëmundjesh. Por nuk ka qenë e paqartë se çfarë roli  luan vitamina D në sëmundjet autoimune, si skleroza shumëfishtë apo MS, diabeti i tipit 1, artriti reumatoid, kanceri kolorectal dhe leukemia.

Ekspertët thonë se vitaminë D ushtron ndikimin e saj duke u lidhur kimikisht me segmente të molekulës së ADN-së, molekulë që merret me prodhimin e proteinave, të cilat pastaj rregullojnë funksionimin e qelizave. Për të identifikuar vendet e këtyre receptorëve të vitaminës D, studiuesit britanikë dhe kanadezë kanë krijuar një hartë gjenetike të vendeve të mundëshme dhe kanë identifikuar më shumë se 2 mijë e 700 pika ku grumbullohen receptorët.

Shkencëtarët gjetën më shumë vitaminë D në faqet e receptorit në zonat e gjenomit që lidhen me çrregullime autoimune, dhe që drejtpërdrejt ndikojnë në aktivitetin e 299 gjeneve të cilët kanë lidhje me sklerozën e shumëfishtë ose  MS,- diabetiin e tipit 1 dhe sëmundjen Crohn’s.

Studimi u kryesua nga doktor Sreeram Ramagopalan në Qendrën për kërkime në fushën gjenetike pranë Universitetit të Oksfordit. Ai thotë se të dhënat e studimit tregojnë se mangësia në organizëm e vitaminës D është shkaku themelor i një numri të këtyre sëmundjeve. Doktor Sreeram shton se tani  nevojiten studime dhe eksperimente të tjera për të provuar nëse plotësimi i nevojës së organizmit me vitaminë D do të jetë në gjendje t’a shërojë njeriun nga këto sëmundje.

Ekspertët përllogarisin se 1 miliardë njerëz në botë kanë mangësi të vitaminës D, dhe si rrjedhim janë në rrezik të vazhdueshëm ndaj sëmundjeve kronike. Mungesa e vitaminës D prek zhvillimin e kockave duke shkaktuar rakitizëm. Tek gratë shtatzëna, nivelet tepër të ulta të vitaminës D mund të bëhen shkak për vdekjen e nënës dhe foshnjes gjatë lindjes. Ndër shkaqet kryesore të mangësisë së vitaminës D është qëndrimi i pamjaftueshëm në diell. Shkencëtarët thonë se rastet e sklerozës së shumëfishtë janë më të shumta në vendet më në veri të ekuatorit, ku ditët janë të shkurtra dhe rrezet e diellit më të pafuqishme

Peshqit yndyrorë si salmoni e trofta përmbajnë nivele të larta vitamine D, Prandaj ngrënia rregullisht e ushqimeve të tilla mund të plotësojë nevojat e organizmit me këtë vitaminë.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: