Astrit Lulushi’s Blog

7 Shtator, 2010

Tingëllimi kronik dhe telefoni celular

Filed under: Kulture,Mjekesi,Psikologji,Shkence,sociologji — astritlulushi @ 1:48 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Rreth 10 deri 15 për qind e njerëzve në botën e industrializuar vuajnë nga zhurma kronike, një tingëllim konstant metalik dhe shumë shqetësues në vesh. Shkencëtarët e lidhin këtë gjendje me përdorimin e telefonit celular. Të folurit shumë në telefon celular  mund të shoqërohet me  dyfishimin e rrezikut që personi të preket nga tingëllimi kronik në vesh, thuhet në një studim që u botua kohët e fundit në revistën Shkenca mjedisore. (more…)

Mbarëvajtja në shkollë dhe çrregullimi psikologjik ADHD

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Çrregullimi psikologjik kur njeriu është hiperaktiv dhe i pavemendshëm, njihet me akronimin ADHD. Një studim i ri tregon se nxënësit me ADHD e kanë më të vështirë të përfundojnë në kohë shkollën e mesme, ndonjëherë më të vështirë sesa  nxënësit me çrregullime të tjera psikologjike. Ekzistojnë tri lloje të ADHD-së; kur personi është hiperaktiv, i pavëmendshëm, dhe kombinimi të dyjave. (more…)

Barnat bllokues dhe sëmundjet e zemrës

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas statistikave të fundit 5,2 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara janë të prekur nga pamjaftueshmëria funksionale e zemrës, një term i përgjithshëm për gjendjen kur zemra nuk arrinë të plotësojë si duhet nevojat e  trupit. Ky funksionimi i pamjaftueshëm quhet edhe falimentim i zemrës. Ndërsa trajtimi i kësaj gjendjeje ndryshon, studimet e reja tregojnë se një terapi e veçantë me barna bllokues shpesh nën vlerësohet. (more…)

Blog te WordPress.com.