Astrit Lulushi’s Blog

7 Shtator, 2010

Mbarëvajtja në shkollë dhe çrregullimi psikologjik ADHD


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Çrregullimi psikologjik kur njeriu është hiperaktiv dhe i pavemendshëm, njihet me akronimin ADHD. Një studim i ri tregon se nxënësit me ADHD e kanë më të vështirë të përfundojnë në kohë shkollën e mesme, ndonjëherë më të vështirë sesa  nxënësit me çrregullime të tjera psikologjike. Ekzistojnë tri lloje të ADHD-së; kur personi është hiperaktiv, i pavëmendshëm, dhe kombinimi të dyjave. Sipas studimit të kryer nga Universiteti i Kalifornisë në Davis, pothuajse një e treta e nxënësve me ADHD e  braktisin  shkollën e mesme ose diplomohen me vonesë. Më shumë se 32 për qind e nxënësve me llojin e kombinuar të ADHD-së nuk e mbarojnë në kohë shkollën e mesme, në krahasim me 15 për qind e të rinjëve pa këtë çrregullim.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, numri i njerëzve me ADHD është rritur mesatarisht 3 përqind nga viti 1997 në 2006.

Ekspertët thonë se  rezultatet e studimit duhen parë si të rëndësishme sepse braktisja e shkollës së mesme ndikon në të ardhmen afatgjatë të individit dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: