Astrit Lulushi’s Blog

14 Shtator, 2010

Çokollata; shkak apo pasojë e depresionit?

Filed under: Kulture,Mjekesi,Psikologji — astritlulushi @ 2:56 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Është menduar se çokollata ka efekt misterioz dhe kjo mund të jetë e vërtetë, sepse shkencëtarët tani e lidhin çokollatën me depresionin, por nuk e dinë nëse ajo vepron si shkak apo pasojë. Studimet kanë treguar se çokollata, veçanërisht e errët, mund të jetë e mirë për zemrën dhe për uljen e tensionit të gjakut. Por një raport i publikuar në Arkivat e Mjekësisë thote se ngrënia me shumicë e çokollatës mund të ketë lidhje me depresionin. (more…)

Gratë; pas moshës së mesme shtohet rreziku për sëmundje në zemër

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:52 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në një shkrim të botuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë thuhet se gratë në moshë mesatare priren të kenë më pak gjasa sesa burrat për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Por gjasat e grave rriten ndjeshëm pas moshës së mesme. Studimi i ri tregon se shenjat paralajmëruese mund të zbulohet me një analizë të thjeshtë gjaku.
(more…)

Duhani, por edhe alkoholi mund të shkaktojë kancer

Filed under: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 2:47 pm

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Kohët e fundit, gjatë një bisede në programin televiziv të Dejvid Letterman, aktori Michael Douglas tha se ishte diagnostikuar me  kancer në grykë dhe se kanceri ndodhej në fazën e katërt. Kjo është faza më e avancuar e kancerit, kur tumori është zmadhuar dhe mund të përhapet. Douglas thotë se që në fillim të verës ai ishte vizituar herë pas here tek mjeku duke u ankuar për ngjirje zëri e dhimbje grykësh, por kanceri mbeti i pazbuluar për disa javë deri sa në gjuhë iu shfaq një tumor me madhësinë e një arre. (more…)

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.