Astrit Lulushi’s Blog

14 Shtator, 2010

Çokollata; shkak apo pasojë e depresionit?

Filed under: Kulture,Mjekesi,Psikologji — astritlulushi @ 2:56 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Është menduar se çokollata ka efekt misterioz dhe kjo mund të jetë e vërtetë, sepse shkencëtarët tani e lidhin çokollatën me depresionin, por nuk e dinë nëse ajo vepron si shkak apo pasojë. Studimet kanë treguar se çokollata, veçanërisht e errët, mund të jetë e mirë për zemrën dhe për uljen e tensionit të gjakut. Por një raport i publikuar në Arkivat e Mjekësisë thote se ngrënia me shumicë e çokollatës mund të ketë lidhje me depresionin. Shkencëtarët studiuan 931 burra dhe gra të cilët nuk merrnin ilaçe kundër depresionit. Duke përdorur një shkallë standarde depresioni për të vlerësuar gjendjen shpirtërore, shkencëtarët  zbuluan se personat, tek të cilët nuk u shfaqën shenja depresioni, hanin në muaj vetëm 5,4 çokollata (1racion çokollate, 30 miligram) Pacientët që treguan shenja depresioni kishin konsumuar mesatarisht 8,4 çokollata në muaj. Dhe ata që shfaqën shenja depresioni në shkallë të lartë kishin konsumuar rreth 12 çokollata në muaj. Autorët e studimit arritën në përfundimint se depresioni mund të  nxisë dëshirën për çokollatë sepse njerëzit mund të hanë çokollatë me shpresë se ajo mund të përmirësojë humorin a gjendjen e tyre shpirtërore. Por si në çdë gjë, edhe në çokollatë, ekspertët këshillojnë, përmbajtje.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: